LAJMI I FUNDIT:

Rrëzohet aeroplani në rrugën e mbushur me vetura e këmbësorë, shpëton piloti pa ndonjë lëndim serioz (Video)

Rrëzohet aeroplani në rrugën e mbushur me vetura e këmbësorë, shpëton piloti pa ndonjë lëndim serioz (Video)

Në Lima të Perusë ka ndodhur një ngjarje e pazakontë, një aeroplan është rrëzuar në mes të një rruge të mbushur me vetura dhe kalimtarë rasti, kurse ky moment dramatik është filmuar me telefon të mençur dhe është publikuar në internet.

Në pamjet e publikuar më poshtë shihet se si derisa qytetarët po ecnin nëpër trotuare, piloti i aeroplanit të vogël humb kontrollin dhe në një moment rrëzohet në mes të rrugës, por ishin telat e shtyllave elektrike që ia ndalën hovin aeroplanit gjatë rrëzimit, transmeton Telegrafi.


Kur kalimtarët e rastit panë aeroplanin duke bërë lëvizje të pazakonte mbetën të habitur, madje shumë që ishin brenda shtëpive dhe lokale dolën jashtë për të parë se çfarë po ndodh.

E kur panë se aeroplani ra në rrugë, vrapuan për ta ndihmuar pilotin që raportohet të jetë personi i vetëm që ishte brenda fluturakes dhe që ka shpëtuar pa ndonjë lëndim serioz. Megjithatë pasojat do të ishin më të mëdha sikur piloti të mos reagonte në kohë për ta shmangur përplasen mbi turmën. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Shkaku i konfliktit Izrael-Iran, mediat botërore rikujtojnë parashikimet e Baba Vangës

Shkaku i konfliktit Izrael-Iran, mediat botërore rikujtojnë parashikimet e Baba Vangës

Botë
Një helikopter i vogël robotik dërgoi mesazhin e fundit nga Marsi

Një helikopter i vogël robotik dërgoi mesazhin e fundit nga Marsi

Botë
Rezultatet paraprake për parlament në Kroaci - Plenkoviq me aleatë kryeson para Milanoviqit

Rezultatet paraprake për parlament në Kroaci - Plenkoviq me aleatë kryeson para Milanoviqit

Kroacia
Braziliania dërgoi një burrë të vdekur në bankë për të marrë kredi - si u kap në momentin e fundit prej punonjësve

Braziliania dërgoi një burrë të vdekur në bankë për të marrë kredi - si u kap në momentin e fundit prej punonjësve

Amerika
Frymëzim për filma horror - një i moshuar thirri policinë në mes të natës, kërkoi që ta nxirrnin nga morgu në Holandë

Frymëzim për filma horror - një i moshuar thirri policinë në mes të natës, kërkoi që ta nxirrnin nga morgu në Holandë

Evropa

"Pse? Sepse nuk kishte raketa më": Zelensky shpjegon pse Ukraina nuk mundi të ndalonte sulmin rus që shkatërroi një termocentral të madh

Botë
Kalo në kategori