LAJMI I FUNDIT:

Rrëzohet aeroplani MiG në Kroaci, gjenden të dy pilotët

Rrëzohet aeroplani MiG në Kroaci, gjenden të dy pilotët

Sot është rrëzuar një aeroplan i Forcave Ajrore Kroate MiG 21.

Sipas informacioneve fillestare rrëzimi ka ardhur si pasojë e dështimit të motorit dhe pas një kërkimi të suksesshëm janë gjetur të dy pilotët, raporton index.hr.


Pas një defekti në motor, të dy pilotët janë hedhur, i pari është gjetur menjëherë pas rrëzimit, ndërsa i dyti është kërkuar për gati dy orë dhe sipas informacioneve fillestare, ai ka lëndime në këmbë.

Kujtojmë se më herët Ministria e Mbrojtjes e Kroacisë ka konfirmuar se një aeroplan MiG-21 është rrëzuar në zonën afër Sllatinës në qarkun Virovitica-Podravine.

“Pilotët janë në gjendje stabile, jashtë rrezikut dhe do të transportohen në spital për kontroll mjekësor, ata u hodhën me sukses nga avioni dyvendësh MIG-21, i cili u rrëzua gjatë një aktiviteti të planifikuar stërvitor në afërsi të Sllatinës dhe u ul”, njoftoi Ministria Kroate e Mbrojtjes.

MiG-21 është një avion luftarak i projektuar në vitet 1960 në Bashkimin Sovjetik. Në total, u prodhuan më shumë se 11 mijë kopje, dhe u përdor nga forcat ajrore të shumë vendeve të botës.

Në Kroaci ishin në shërbim shtatë aeroplanë MiG-21 dhe planifikohet që ata të zëvendësohen plotësisht nga aeroplanët Rafale F3-R të prodhimit francez në vitin 2024. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Ukraina realizon një nga sulmet më të mëdha me dronë brenda Rusisë

Ukraina realizon një nga sulmet më të mëdha me dronë brenda Rusisë

Evropa
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Botë
Zelensky flet për ofensivën ruse në rajonin e Kharkivit

Zelensky flet për ofensivën ruse në rajonin e Kharkivit

Evropa
Një pjesë e mbeturinave hapësinore ra në një fermë në Kanada

Një pjesë e mbeturinave hapësinore ra në një fermë në Kanada

Amerika
Kryeministri sllovak mbetet në gjendje të rëndë, ndërsa i dyshuari për atentatin ndaj tij paraqitet në gjykatë

Kryeministri sllovak mbetet në gjendje të rëndë, ndërsa i dyshuari për atentatin ndaj tij paraqitet në gjykatë

Botë
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë

Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë

Amerika
Kalo në kategori