Enkel Demi
Agjencia Reuters citon kryeministrin Edi Rama që është lutur në Berlin, duke thënë që nëse na ktheni shpinën për anëtarësimin në Bashkimin Evropian, kjo “mund të ushqejë radikalizimin mysliman në vendin ballkanik, duke rrezikuar stabilitetin në rajon”. Citova fjalë për fjalë Reutersin, në mënyrë që mos të thotë se këto janë biseda kazani.
Ky përfundimisht ka lujt’ mendsh, se nuk ka mundësi… nuk mund të qëllojë as në Afganistan, Irak a gjetkë një udhëheqës, kaq i lartë që të nxijë vendin e tij në këtë farë feje, madje të na fusë në një hartë alerti, në të cilën Shqipëria kurrë nuk ka bërë pjesë.
E para, nëse u themi evropianëve na fusni, se përndryshe ata me mjekër do shpërthejnë si kokoshka, ka gjasë që sak për këtë arsye mos të na fusin asnjëherë dhe të na trajtojnë veç narkotrafikut, krimit ordiner, skifterizmit edhe si terroristë të mbetur deri tani në tentativë.
E dyta, tek cilët myslimanë të Shqipërisë e sheh ky farë udhëheqësi rrezikun e terrorizmit? Ka vite të tëra që nuk ka asnjë shqiptar që t’i jetë bashkuar ISIS-it, ndërsa në Gjermani, Belgjikë, Britani, apo ku të dojë ky ka dhjetëra, qindra, mijëra. Nuk flas vetëm për emigrantë të qytetarizuar në këto vende, por gjermanë, italianë, anglezë, pasi truri kokërr gruri është dhe provën më të fundit e kemi në këtë deklaratë.
E treta, kush ia ka mbushur mendjen këtij që po kërcënoi me Rusi e myslimanë do ia vënë në refene?
Natyrisht, ne kemi një pjesë të mirë të besimtarëve islamë në Shqipëri që respektojnë traditën e të parëve të tyre në besim dhe falen përditë në xhami. Janë të pranishëm kudo në jetën tonë, me mënyrën e tyre të jetesës dhe besimit. Kemi një shumicë dërrmuese qytetarësh që nga mbiemrat duhet t’i përkisnin kësaj tradite besimi, por nuk e ndjekin, ashtu si bëjnë plot të tjerë të traditës së krishterë. Në përgjithësi, mospërfillja ndaj besimit është konceptuar si tolerancë fetare e meqë kjo na ka ardhur pas shtatit, e kemi bërë të njohur, sa herë kemi patur mundësi.
Në Shqipëri nuk të prek kush me dorë, nëse del në rrugë me mjekër, pantallona deri tek kyçi këmbës, me shami, me kaçurrelat e hebrenjve, me ruzare në qafë. Në Shqipëri të vrasin për një vijë ujë, për një gardh, për një fjalë goje apo vështrim të keq, por vështirë të të ngjajë gjë për besim dhe dasitë e tij. Tek-tuk shfaqet ndonjë besimtar a klerik (jo vetëm mysliman) që këput ndonjë mufkë, por shpejt kthehet në hajgare. Ne nuk kemi një parti islamike të mirëfilltë, megjithëse ky vetë i thotë Reutersit që me statistikë shumica janë myslimanë. Nuk e ka parë kush të nevojshme krijimin e një force të këtillë politike, si fjala vjen Partia “Islam” që është krijuar në Belgjikë, e cila këto ditë i ka turbulluar belgët, meqë ka thënë se për ngacmimet në autobus fajin e kanë edhe gratë që vishen në mënyrë provokuese. Madje, edhe demokristianët nuk kanë patur kurrfarë suksesi në Shqipëri, veç perlave filozofike të udhëheqësit të tyre që emocionojnë vetëm Lulin.
Tani, ky nga na i nxori, madje shkoi më tej dhe tha që po i turbullon ujërat myslimane ndikimi rus. Këta rusët i kemi si Asi nën mëngë, ua rrasim gjithë prapësitë, sepse mendojmë që ata në Evropë nuk e dinë ç’bëhet këndej nga atdheu ynë. Në fakt, realitetin e besimit dhe rrezikun që mund të vijë prej lëvizjeve radikaliste e njohin shërbimet inteligjente perëndimore, të cilat në Shqipëri kanë një prani të rëndësishme. Por, fjala vjen shërbimi gjerman asnjëherë nuk ka raportuar këtë rrezik, por narkotrafikun, prandaj kur ia thua Merkelit këtë, ajo e kupton që në rastin më të mirë ose ke rrëshkitur nga fiqiri, ose në rastin më të keq po rren si herët.
Ky nuk mund të vazhdojë më me këtë lojë tinëzare që Angelës i thotë Papë, kurse Erdoganit i flet me sure kuranore, sepse me gjasë i vetmi që mund të radikalizohet është ai, madje nën ndikimin rus. /27.al/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëÇka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?
Kush është serbi nga Prishtina që Beogradin mund t'ia merr Vuçiqit në zgjedhjet e 2 qershorit
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
Kërkesat e shumta për dokumente personale, MPB zgjat orarin për ofrimin e shërbimeve - do të punohet edhe të shtunave
Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar
Eurodeputeti sllovak nxori pëllumbin dhe e lëshoi në Parlamentin Evropian si gjest i paqes në botë – i reagojnë të pranishmit
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën