LAJMI I FUNDIT:

BE rreth samitit me Kinën: Nuk ramë dakord për asgjë rreth agresionit rus në Ukrainë

BE rreth samitit me Kinën: Nuk ramë dakord për asgjë rreth agresionit rus në Ukrainë

Samiti i fundit virtual midis Kinës dhe BE-së, i cili i kushtoi shumë kohë agresionit rus kundër Ukrainës, ishte një “dialog i të shurdhërve” dhe të dyja palët nuk ranë dakord për asgjë, tha kreu i diplomacisë evropiane në seancën plenare të Parlamentit Evropian.

Komisioneri i Lartë për Punët e Jashtme dhe Sigurinë iu përgjigj pyetjeve të deputetëve për samitin e 23-të të Bashkimit Evropian dhe Kinës.

Gjithçka rreth agresionit rus në Ukrainë
Lexo po ashtu Gjithçka rreth agresionit rus në Ukrainë

Në samitin e mbajtur më 1 prill, Bashkimi Evropian u përfaqësua nga Presidentet e Komisionit Evropian dhe të Këshillit Evropian, Ursula von der Leyen dhe Charles Michel, në një takim virtual me kryeministrin kinez Li Keqiang dhe presidentin Xi Jinping.


“Kina ka shprehur një qëndrim të paqartë për luftën në Ukrainë. Ne i kërkuam të vendosë kartat në tryezë dhe të jetë pjesë e zgjidhjes për t’i dhënë fund luftës. Ata shmangën dënimin e Rusisë, nuk ishte dialog i vërtetë, por dialog i të shurdhërve”, tha Borrell.

Sa për Ukrainën, konfirmoi Borrell, “ne nuk ramë dakord për asgjë”.

Ai pranoi se marrëdhëniet me Kinën nuk janë ato që dëshiron Brukseli, duke qenë se Kina po afirmohet gjithnjë e më shumë brenda dhe jashtë vendit dhe është e qartë se ajo nuk ndan të njëjtat vlera politike si BE-ja.

Çfarë u tha sot në KS të OKB-së rreth mizorive të rusëve në Ukrainë?
Lexo po ashtu Çfarë u tha sot në KS të OKB-së rreth mizorive të rusëve në Ukrainë?

Ai tha se Michel dhe Ursula von der Leyen i kishin kërkuar Kinës që të përdorte ndikimin e saj në Moskë për të arritur një armëpushim dhe për të krijuar korridore humanitare, por se ata nuk ishin angazhuar për asgjë.

Ndryshe, Kina sot tërthorazi ka mbajtur anën e Rusisë në KS të OKB-së sa i përket mohimit të krimeve në Bucha duke kërkuar fakte të vërteta. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Azia
Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Evropa
Financial Times: Zelensky i kishte reaguar me nervozizëm njeriut të Trump në takimin për mineralet

Financial Times: Zelensky i kishte reaguar me nervozizëm njeriut të Trump në takimin për mineralet

Evropa
Departamenti i Mbrojtjes i thotë stafit civil të injorojë kërkesën e Elon Musk për të raportuar për produktivitetin

Departamenti i Mbrojtjes i thotë stafit civil të injorojë kërkesën e Elon Musk për të raportuar për produktivitetin

Amerika
Trump thotë se armëpushimi duhet të vijë

Trump thotë se armëpushimi duhet të vijë "sa më shpejt të jetë e mundur", beson se 'kostoja dhe barra' e sigurimit të paqes duhet të bie mbi kombet e Evropës

Evropa
SHBA i bashkohet Rusisë në votimin kundër rezolutës së OKB-së që dënon agresionin e Moskës

SHBA i bashkohet Rusisë në votimin kundër rezolutës së OKB-së që dënon agresionin e Moskës

Evropa
Kalo në kategori