LAJMI I FUNDIT:

Rreth 630 mijë euro i kushtoi MSH-së humbja e një rasti në Gjykatë, paralajmërohen masa ndaj personave përgjegjës

Rreth 630 mijë euro i kushtoi MSH-së humbja e një rasti në Gjykatë, paralajmërohen masa ndaj personave përgjegjës

Lidhur me raportimet në media për një kontest gjyqësor administrativ në të cilin, palë me interes juridik ka qenë Ministria e Shëndetësisë, në takimin e mbajtur në mes të përfaqësuesve të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Ministrisë së Drejtësisë, është dakorduar për hapat e mëtejmë lidhur me këtë rast.

Në njoftim bëhet e ditur se çështja e tillë gjyqësore, ka të bëjë më një proces tenderimi të vitit 2011, për të cilin është paditur Organi Shqyrtues i Prokurimit Publik dhe Ministria e Shëndetësisë për anulim vendimi dhe kompensim dëmi.


“Përmes kësaj komunikate, Ministria e Shëndetësisë si palë e dëmtuar e njofton opinionin se ka bërë ankesë ndaj Aktgjykimit të Gjykatës së shkallës së parë dhe bashkë me Avokaturën Shtetërore, do të vazhdojnë ta mbrojnë interesin juridik në çështjen në fjalë, duke ndërmarrë të gjitha veprimet në procedurat e mëtejme gjyqësore.

Lidhur me këtë rast, Ministria e Shëndetësisë brenda kompetencave ligjore, do të ndërmerr të gjitha masat e nevojshme disiplinore ndaj personave përgjegjës brenda Ministrisë së Shëndetësisë dhe njëkohësisht, rastin e tillë, do ta denoncojë në organet e ndjekjes dhe hetuesisë”, thuhet në reagimin e MSH-së.

Ndryshe, është raportuar se rreth 630 mijë euro i ka kushtuar MSH-së humbja e rastit në gjykatën e shkallës së parë kundër një kompanie farmaceutike, për një tender të vitit 2011.

Ndërkaq, për shkak se Ministria e Shëndetësisë nuk ka pasur palë mbrojtëse në seancë atëherë për bazë janë marr vetëm argumentet e kompanisë farmaceutike. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Joseph: Supriza e KS-së ishte se Kosova dhe Rusia u pajtuan për rëndësinë e fushatës ajrore të NATO-s, Putin e ka hedhur Serbinë nën autobus

Joseph: Supriza e KS-së ishte se Kosova dhe Rusia u pajtuan për rëndësinë e fushatës ajrore të NATO-s, Putin e ka hedhur Serbinë nën autobus

Lajme
UP-ja pezullon nga puna profesorin Xhevat Krasniqi që dyshohet për ngacmim seksual

UP-ja pezullon nga puna profesorin Xhevat Krasniqi që dyshohet për ngacmim seksual

Lajme
Nënat e Srebrenicës falënderojnë presidenten Osmani: Një fjalim i tillë do të mbahet mend ndër breza

Nënat e Srebrenicës falënderojnë presidenten Osmani: Një fjalim i tillë do të mbahet mend ndër breza

Lajme
Haradinaj kërkon dorëheqjen e Qeverisë Kurti, pas publikimit të raportit nga DASH

Haradinaj kërkon dorëheqjen e Qeverisë Kurti, pas publikimit të raportit nga DASH

Lajme
​Raporti i DASh-it, opozita e vlerëson shqetësues, pushteti mohon ndërhyrjet në sistem të drejtësisë

​Raporti i DASh-it, opozita e vlerëson shqetësues, pushteti mohon ndërhyrjet në sistem të drejtësisë

Lajme
Kalo në kategori