LAJMI I FUNDIT:

Rreth 50 biznese nga Kosova në Panairin e Antalyas

Rreth 50 biznese nga Kosova në Panairin e Antalyas

Një delegacion i Kosovës me rreth 50 biznesmen i kryesuar nga Kryetari i Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB), Agim Shahini po merr pjesë në Panairin e Hotelerisë, Gastronomisë si dhe Teknologjisë në Antalya të Turqisë.

Në këtë panair po marrin pjesë rreth 12 shtete të vendeve të ndryshme të botës ku po realizohen edhe takime të ndryshme bilateral me qëllim që të promovohet ekonomia dhe shteti i Kosovës si mundësi e mirë për bashkëpunim dhe investime të përbashkëta me investitorë të vendeve të ndryshme.


Kryetari i AKB-së Agim Shahini, gjatë takimit me autoritetet lokale dhe qendrore të institucioneve qeveritare dhe odave ekonomike prezantoi Kosovën dhe të arriturat e saja gjate vitit 2016.

“Turqia vazhdon të jetë partner strategjik I Kosovës në shumë sektorë por Korporatat Turke në Kosovë po thuajse kanë sektorët më të rëndësishëm në menaxhimin e tyre e që përmes tyre qarkullojnë deri në 1 miliard euro në nivel vjetor në ndërtimin dhe mirëmbajtjen e infrastrukturës rrugore, energjetike, komunikacionit ajror dhe atë financiar”, theksoi Shahini.

Kosova ka miratuar Ligjin për investime strategjike dhe Ligjin për Trepçën si mundësi e re për investime të reja, edhe politikave fiskale vazhdojnë të përmirësohen në të mirë të investimeve te huaja dhe bizneseve ne Kosove.

Në këtë panair po marrin pjese edhe përfaqësues të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale si dhe bizneset nga sektorët e ndryshëm.

Delegacioni i Kosovës do të vazhdoj takimet në nivelet e ndryshme edhe gjatë ditëve ne vijim. /Telegrafi/