LAJMI I FUNDIT:

Rreth 5 mijë raste në Gjykatë për vjedhje të energjisë, 80 për qind nga to të pashqyrtuara

Rreth 5 mijë raste në Gjykatë për vjedhje të energjisë, 80 për qind nga to të pashqyrtuara

Të paguash taksat dhe obligimet tua është njëri nga detyrimet kryesore të qytetarisë, e të obligimet hynë edhe pagesa e energjisë eklektike. Por në Kosovë, energjia eklektike shpesh nuk paguhet, por edhe vidhet përmes kyçje elektrike ilegale në linjat e energjisë.

Viktor Buzhala, zëvendësi për informim pran KEDS-it në një prononcim për “Indeksonline” ka thënë se KEDS çdo vit dërgon në gjykatë rreth 5000 raste të vjedhjes së energjisë eklektike.


“Janë me mijëra raste. Mesatarisht, çdo vit KEDS dërgon në gjykatë rreth 5000 raste” ka thënë Buzhala.

Sipas tij, KEDS-i ka ndërmarrë të gjitha masat që ka në dispozicion për të evituar vjedhjen e energjisë eklektike, duke ndërtuar ekipe të specializuara, ka blerë teknologjinë e fundit dhe ka ndërmarr fushata vetëdijësuese.

“KEDS ka ndërmarrë çdo gjë që e ka në dispozicion. Ka ndërtuar ekipe të specializuara për luftimin e kësaj dukurie dhe ekipet janë vazhdimisht në terren, ka blerë teknologjitë e fundit që evidentojnë keqpërdorimet, ka ndërmarrë shumë fushata vetëdijësuese, sikurse i përgatitë ë gjitha lëndët e keqpërdorimeve për gjykatë. Kjo ka bërë që humbjet të bijën vazhdimisht”  është shprehur Buzhala.

Bazuar në një raporti të publikuar nga Departamenti i Energjisë pran Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik vjedhjet ndodhin më së shumti në komunën e Mitrovicës, Besianës dhe Skenderajt.

Po ashtu, në këtë raport theksohet se reagimi i gjykatave mbetet i dobët për rastet e vjedhjeve. Nga 4500 raste të padive gjatë vitit 2017 për vjedhje të energjisë eklektike nga qytetarët e Kosovës, 4003 raste kanë mbetur në shqyrtim.

Po ashtu, edhe vet zëdhënësi për Informim ka theksuar se institucionet e drejtësisë duhet të jenë më aktive për këto raste, pasi që nuk po shqyrtohen rastet e vjedhjes së energjisë.

“ … janë institucionet e drejtësisë që duhet të jenë më agile në këtë drejtim. Prej rreth 5000 raste që shkojnë çdo vit, nuk po arrihet të shqyrtohen mbi 80 për qind e tyre” ka përfunduar Buzhala.

Kurse, sa i përket faturimit të energjisë elektrike në rastet e vjedhjes Buzhala ka theksuar se në faturat e klientëve faturohen vetëm kilovatët e shpenzuar të energjisë elektrike.

Ndryshe, Departamenti për Energji në MTI ka theksuar se nga 24 përqind humbje të cilat cdo vit raportohen të zyra e rregullatorit, mbi 50 përqind e tyre janë vjedhje e energjisë. Ndonëse, rastet e vjedhjeve po konsiderohen edhe si “humbje komerciale” por që në fakt është vjedhje, që shpesh herë shkakton edhe “havari teknike” , që kushton edhe më shumë se vjedhja.

Në trend Lajme

Më shumë
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Siguri
Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Siguri
Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Lajme
Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Siguri
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Kalo në kategori