LAJMI I FUNDIT:

Rreth 4 tonë mish të bardhë u tentuan të futen nga Serbia në Kosovë, i dyshuari ngatërroi rrugën dhe përfundoi në përrua

Rreth 4 tonë mish të bardhë u tentuan të futen nga Serbia në Kosovë, i dyshuari ngatërroi rrugën dhe përfundoi në përrua

Rreth 4 tonë mish të bardhë janë tentuar të futën nga Serbia në Kosovë.

Rasti ka ndodhur ditën e enjte, ku një person i dyshimtë ka devijuar rrugën dhe ka hyrë në një përrua së bashku me kamionin e tij, ku gjendej mishi, transmeton Telegrafi.


“Leposaviq 11.04.2024-19:40. Raportohet se një kamion me targa te shtetit serb me drejtues NN ka devijuar rrugën dhe ka hyrë në një përrua. Në kamion kishte të ngarkuara rreth 4 tonë mish të bardhë, kurse personi i dyshimtë është larguar në drejtim të pa njohur”, ka njoftuar policia.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori dhe rasti cilësohet si me lart.

Gjithashtu, në njoftimin e bërë për media theksohet se njësitet policore relevante në bashkëpunim me Doganën e Kosovës, janë duke u marrë me rastin./Telegrafi/