LAJMI I FUNDIT:

Rreth 3 mijë fletëvotime të ardhura me postë u refuzuan nga KQZ

Rreth 3 mijë fletëvotime të ardhura me postë u refuzuan nga KQZ

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) ka filluar procesi i numërimit të rreth 13 mijë e 500 fletëvotimeve të cilat janë ardhur me postë gjatë periudhës së votimit 19 shtator – 5 tetor 2019.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka treguar se gjatë procesit të vlerësimit të pakove të fletëvotimeve që kanë ardhur me postë, janë vlerësuar 16 mijë e 189 pako, ku prej tyre janë aprovuar 13 mijë e 491 dhe janë refuzuar 2 mijë e 698.


Nis numërimi i 13 mijë e 500 fletëvotimeve të ardhura me postë
Lexo po ashtu Nis numërimi i 13 mijë e 500 fletëvotimeve të ardhura me postë

Elezi ka theksuar se refuzimi i mbi 2 mijë votuesve ka ardhur sepse shumica nga ta nuk kanë aplikuar në periudhën për t’u regjistruar si votues jashtë vendit, të tjerët kanë dërguar më shumë se një herë pako me fletëvotime, disa nuk janë identifikuar pasi kanë dërguar fletëvotimin dhe disa persona nuk e kanë dëshmuar identitetin me dokumente valide të identifikimit.

Numërimi i këtyre votave është paraparë të përfundojë nesër dhe se kohë pas kohe rezultatet do të bëhen publike në uebfaqen e KQZ-së. /Telegrafi/