Mungesa e fabrikave të prodhimit të armaturës në Kosovë dhe mundësia e vogël që ofrohet për ta realizuar këtë, domosdoshmërisht shtyn kompanitë vendore të ndërtimit që të importojnë këtë material. Kjo ka bërë që kompanitë të hulumtojnë për këtë material dhe të importojnë që nga vendet fqinje deri te Japonia.
E, ky material gjatë viti 2017 është importuar në Kosovë nga 15 shtete, në sasi mbi 33 mijë tonësh (33,925.46), e që kapin vlerën totale afër 16 milionë euro (15,902,957.98).
Nga kjo shumë totale 9 milionë e 63 mijë euro është vlera e importit vetëm nga Bosnja dhe Hercegovina, për tu pasuar nga Shqipëria me 3 milionë e 679 mijë, Greqia 2 milionë e 656 mijë euro dhe Italia me 1 milionë e 258 mijë euro, shkruan Ndërtimi.info.
Derisa këto shtete kanë fituar miliona nga kompanitë kosovare të ndërtimit, vetëm nga armatura, dy të tjera nuk kanë fituar as 100 euro. Gjatë një viti nga Spanja vlera e importit një lloj armature arrin në 64 euro, derisa nga Polonia vetëm 37 euro.
Sipas të dhënave që Ndërtimi.info ka siguruar nga Dogana e Kosovës, armaturë gjatë vitit 2017 është importuar edhe nga Moldavia me vlerë 576 mijë e 382 euro, importi nga Ukraina kap shumën 22 mijë e 805 euro, ndërsa nga shteti fqinj Serbia është importuar armaturë në vlerë 15 mijë e 819 euro, derisa Gjermania 1 mijë e 319 euro.
Mirëpo, ka vende që Kosova gjatë këtij viti ka importuar këtë material ndërtimor në vlerën nën një mijë euro. E, kjo ka ndodhur me Republikën Çeke, nga e cila vlera e importit është 868 euro, nga Kina 749 euro, nga Japonia 126 euro dhe nga Austria 107 euro. /Ndërtimi.info/Telegrafi/
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Eksploro natyrën me veshjet e stilit taktik të Melodia Px
"Më mirë se vendi ynë nuk ka", rrëfimi i Fitim Maliqit që posedon mbi 10 mijë zogj të pulave
Evapify - Pasagjeri yt i përhershëm
Trajtimi i punëtorëve teknikë vazhdon të jetë shqetësues
Telegrafi Jobs, busulla jote për karrierë
Më të lexuarat
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj
Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin
NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur