Rreth 150 mijë kosovarë nuk kanë punuar kurrë

Pjesa më e madhe e tyre që nuk kanë marrë rrogë asnjëherë janë me shkollë të mesme të lartë. Nuk mungojnë as personat me shkollim parauniversitar dhe me doktoratë që nuk kanë punuar kurrë më parë, shkruan Koha Ditore.
Ndër këta persona është edhe Ardian. H. “Gjersa kam kryer shkollimin më ka mbajt baba e nuk kam pas nevojë për punë. Tash u bë një vit që nuk po arrij të gjej punë, edhe pse kam përfunduar shkollimin master”, thotë ai.
Ekspertët e ekonomisë thonë se ky grup i të papunëve që nuk kanë punuar kurrë janë shtresë e të papunëve të dëshpëruar që as që kërkojnë punë. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
08/01/2013
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate


















































