Dhjetëra mijëra protestues janë mbledhur në Tel Aviv për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahut, dhe lirimin e menjëhershëm të pengjeve.
Bëhet e ditur se rreth 120 mijë njerëz marshuan rrugëve të qytetit izraelit për t’i bërë thirrje qeverisë që të pranojë marrëveshjen e armëpushimit të përshkruar nga presidenti amerikan, Joe Biden.
Marrëveshja parashikon lirimin e pengjeve të kapur që nga 7 tetori dhe ndalimin e luftimeve.
Siç raportohet, gjatë protestës që besohet të ketë qenë më e madhja kundër qeverisë së Netanyahut ka pasur përleshje të shumta me policinë, me dy persona të arrestuar dhe 14 të plagosur, shkruan skynews, përcjell Telegrafi.
“Ky mund të jetë shansi i fundit për të shpëtuar jetë”, tha njëri nga protestuesit, Gili Roman.
“Udhëheqja jonë nuk duhet të na zhgënjejë. Por kryesisht, të gjithë sytë duhet të jenë te Hamasi”, shtoi Roman.
Kjo protestë masive vjen pasi zyra e Netanyahut ka deklaruar se Izraeli nuk do të bie dakord për një armëpushim të përhershëm “pa i shkatërruar aftësitë ushtarake dhe qeverisëse të Hamasit”.
Megjithatë, ndihmësi i Netanyahut, Ophir Falk, tha se Izraeli e ka pranuar marrëveshjen e përshkruar nga Biden, por ka “shumë detaje për t’u përpunuar”.
Përveç protestave të vazhdueshme nga familjarët e pengjeve, Netanyahu po përballet me presion edhe nga anëtarët e qeverisë së tij, pasi dy ministra të koalicionit të tij kanë kërcënuar me dorëheqje nëse Izraeli e pranon marrëveshjen “pa e shkatërruar Hamasin”.
“Ne e dimë se qeveria e Izraelit ka bërë shumë për të vonuar arritjen e një marrëveshjeje dhe kjo ka kushtuar me jetën e shumë njerëzve që mbijetuan në robëri për javë dhe muaj”, tha Sharone Lifschitz, një nga familjarët e pengjeve.
Ndryshe, faza e parë e marrëveshjes e përshkruar nga Biden do të zgjasë për gjashtë javë dhe do të përfshijë një “armëpushim të plotë”, një tërheqje të forcave izraelite nga të gjitha zonat me popullsi të Gazës dhe lirimin e një numri pengjesh, duke përfshirë gra, të moshuar dhe të plagosur, në këmbim të lirimit të qindra të burgosurve palestinezë.
Faza e dytë do të përfshijë lirimin e të gjithë pengjeve të mbetura të gjallë, përfshirë ushtarët meshkuj, dhe tërheqjen e forcave izraelite nga Gaza.
Faza e tretë kërkon fillimin e një rindërtimi të madh të Gazës, e cila përballet me dëme të mëdha nga shkatërrimet e luftës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Ku qëndrojnë partitë gjermane në raport me luftën në Ukrainë?

Trump i lodhur nga mënyra se si Zelensky e trajton luftën: E kam parë këtë njeri për vite, qytetet e tij shkatërrohen, njerëzit e tij vriten

“Raport javor”: Musk thotë se stafi i qeverisë amerikane duhet të justifikojë punën, ose mund të pushohen

Trump deklarohet rreth raportimit të mediave franceze se ai do të vizitojë Rusinë dhe do të takohet me Putinin

“Raport javor”: Musk thotë se stafi i qeverisë amerikane duhet të justifikojë punën, ose mund të pushohen

Gjermanët do të votojnë për kanceralin e ri - kush është favorit sipas sondazheve të fundit?

Trump i lodhur nga mënyra se si Zelensky e trajton luftën: E kam parë këtë njeri për vite, qytetet e tij shkatërrohen, njerëzit e tij vriten

Si funksionon sistemi zgjedhor në Gjermani?

CNN: Rusia dërgon ushtarë të plagosur me paterica në frontin e luftës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë