LAJMI I FUNDIT:

Rreth 12 milionë euro për rrugën Deçan–Plavë

Rreth 12 milionë euro për  rrugën Deçan–Plavë
????????????????????????????????????

Ministri Pal Lekaj në prezencë të deputetëve që vijnë nga Deçani, si dhe kryetarit të Deçanit, ka nënshkruar kontratën për fillimin e punimeve të rrugës Deçan-Plavë.

Me rastin e nënshkrimit të kontratës, duke i uruar deputetët, kryetarin si dhe të gjithë banorët e Deçanit, ministri Lekaj është shprehur:

“Në vigjilje të 10 vjetorit të pavarësisë së Republikës së Kosovës, në ditën e nënshkrimit të marrëveshjes së re për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, në vazhdën e sukseseve të Qeverisë Haradinaj, në prezencën e deputetëve të parlamentit të Kosovës, që vijnë nga Komuna e Deçani dhe të kryetarit të Komunës, e nënshkrova kontratën për fillimin e punimeve në rrugën Deçan – Plavë, e cila do të financohet me rreth 12 milionë euro.


Në koordinim të plotë me operatorin e kontraktuar, ndërtimi i kësaj rruge do të filloi në muajin mars të këtij viti, varësisht nga kushtet atmosferike. Kjo rrugë do të përafroi edhe me tepër shqiptarët që jetojnë në të dyja anët e kufirit, do të lidhë dy shtetet tona, Kosovën dhe Malin e Zi, por mbi të gjitha do të ndikojë në zhvillimin e turizmit si një arterie ndër më kryesoret për Deçanin.

“Duke i uruar qytetarët e Deçanit për ketë zhvillim pozitiv, dëshiroj të them se, Qeveria Haradinaj është e interesuar që të investoi në infrastrukturën rrugore në të gjithë vendin, gjithnjë duke u bazuar në nevojën e qytetarëve, por edhe në strategjinë tonë për të ndikuar pozitivisht në zhvillimin ekonomik të vendit. Urime!”, ka thënë Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
ICK nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me

ICK nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me "Kërveshi & Partners" për shërbime juridike falas për startup-et

Ekonomi
Bitcoin arrin një rekord të ri historik

Bitcoin arrin një rekord të ri historik

Botë
Fillo verën me melodinë e valëve të detit në Shëngjin duke investuar në Holiday In 2!

Fillo verën me melodinë e valëve të detit në Shëngjin duke investuar në Holiday In 2!

Ekonomi
Banka Botërore e largon Kosovën nga lista e vendeve me situata të brishtësisë dhe konfliktit – BQK mirëpret vendimin

Banka Botërore e largon Kosovën nga lista e vendeve me situata të brishtësisë dhe konfliktit – BQK mirëpret vendimin

Ekonomi
IPKO hap pikën e re të shitjes në Rrugën B në Prishtinë me teknologji moderne dhe përvojë të përmirësuar për klientët

IPKO hap pikën e re të shitjes në Rrugën B në Prishtinë me teknologji moderne dhe përvojë të përmirësuar për klientët

Ekonomi
Book Fest rikthehet në Albi Mall nga 11 deri me 20 korrik

Book Fest rikthehet në Albi Mall nga 11 deri me 20 korrik

Ekonomi
Kalo në kategori