LAJMI I FUNDIT:

Rreth 100 policë në kërkim të Besnik Osmanit, s’gjejnë asnjë gjurmë të tij

Rreth 100 policë në kërkim të Besnik Osmanit, s’gjejnë asnjë gjurmë të tij

Besnik Osmani i lindur më 12.05.1978 në Preshevë me vendbanim në Prishtinë, që nga 24 marsi rezulton i zhdukur.

Besniku ishte larguar nga shtëpia pasditen e 24 marsit ku ishte nisur drejt Preshevës, mirëpo i njëjti nuk kishte arritur në destinacionin e tij.


E Policia e Kosovës, për këtë qëllim ka realizuar një plan kërkimi për qytetarin B.O. i cili është paraqitur si ‘person i zhdukur’ më datë 24.03.2020.

“Sot, nga orët e mëngjesit 96 zyrtarë policorë të njësive të ndryshme policore, përfshirë Njësinë K9 (njësia me qen), kanë realizuar kërkimet në zonën e fshatit Muçibabë, në një teren malor dhe mjaftë të vështirë për kërkim. Operacioni i kërkimit ka vazhduar deri në orët e mbrëmjes. Policia nuk ka arritur të gjej gjurmë e shenja që do të qonin në zbardhjen, gjetjen e personit të zhdukur”, thuhet në njoftimin e Policisë..

Policia me këtë rast apelon tek të gjithë qytetaret që mund të kenë ndonjë informatë që do t’i ndihmonte rastit, ta lajmërojë policinë.

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë

Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë

Lajme
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Kalo në kategori