LAJMI I FUNDIT:

Rreth 100 mijë qytetarë të Kosovës jetojnë vetëm me ndihma sociale

Rreth 100 mijë qytetarë të Kosovës jetojnë vetëm me ndihma sociale
Foto: Arkiv

Në tremujorin e dytë të vitit 2020, nga skema e ndihmës sociale kanë përfituar 24,615 familje me gjithsej 99,712 anëtarë.

Kështu thuhet në raportin “Statistikat e Mirëqenies Sociale, tremujori i dytë 2020”, prezantuar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës.


Sipas rezultateve të dala nga ky publikim rezulton se nga skema për mbështetje materiale familjeve që kanë fëmijë me aftësi të kufizuara kanë përfituar 2,301 familje.

“Nga skema e pensioneve bazë të moshës janë 140,917 përfitues, nga skema e pensioneve kontributpaguese të moshës janë 49,547 përfitues, nga skema për pensionet familjare janë 3,663 përfitues, nga skema për pensionet invalidore janë 91 përfitues, nga skema për pensionet e Trepçës janë 2,453 përfitues, nga skema e pensioneve të Trupave Mbrojtëse të Kosovës janë 1,133 përfitues, nga skema e pensioneve për Forcën e Sigurisë së Kosovës janë 572 përfitues, nga skema e kompensimeve për personat e verbër janë 1,988 përfitues; nga skema e pensioneve për personat me aftësi të kufizuara janë 18,950 përfitues, nga skema për pensionet e personave paraplegjik dhe tetraplegjik janë 3,071 përfitues”, thuhet në raportin e ASK-së, përcjell Telegrafi.

Kurse, nga skema për familjet e dëshmorëve dhe invalidët e luftës janë 13,640 përfitues dhe nga skema për veteranët e luftës janë 38,218 përfitues.

ASK thotë se në këtë tremujor, janë braktisur 6 fëmijë. /Telegrafi/