LAJMI I FUNDIT:

Rrënohet një ndërtim pa leje në “Rrugën B”

Rrënohet një ndërtim pa leje në “Rrugën B”

Inspekotrati i Komunës së Prishtinës i shoqëruar nga njësitet e Policisë së Kosovës kanë zhvilluar një aksion për rrënimin e një objekti në Rrugën B, në Prishtinë.

Drejtori i Inspektoratit, Adonis Tahiri tha se kanë dal në terren për të zbatuar vendimin për rrënim të këtij objekti.

“Jemi këtu për ta zbatuar vendimin për rrënim të një pjesë të këtij objekti prapa meje, në këtë objekt rrënim ka pasur edhe vitin e kaluar por pala nuk e ka respektuar vendimin e inspeksionit dhe ka filluar me ndërtim përsëri. Në proces verbalet që kam gjetur një proces verbal të tetorit të vitit të kaluar dhe një tjetër të janarit, sipas inspektorit thuhet se është mbi ndërtim mbi objektin b+2 . Pavarësisht procesverbaleve, pala nuk i ka ndërprerë punimet ndonëse është urdhëruar nga inspeksioni dhe ka vazhduar me punimet. Ne javën e kaluar e kemi nxjerr vendimin për rrënim, vendim i cili e obligon palën që brenda 15 ditëve të filloj të rrënoi vetë objektin dhe në rastin kur vazhdon me punime ndërmarrim masa ne për shkak se pala ka vazhduar me punime”, tha ai.

Nga këtu drejtori i Inspektoratit të Prishtinës ka quar edhe mesazhin tek ndërtuesit që mos të bëjnë ndërtime të tilla, pasi fati i njëjtë do i përcjell të gjithë.

Tahiri po ashtu ka thënë se ndaj këtij shkelësi do marrin edhe masa të tjera siç e parasheh ligji.

“Sigurisht pas zbatimit të vendimit ka edhe procedura tjera të cilat i parasheh ligji i ndërtimit të cilat inspektorët e punës janë të obliguar t’i ndjekin deri në fund”, shtoi Tahiri.

Kurse njëri nga bashkë investitorët, Agim Mani tha se po kërkojnë vetëm respektin të hapësirës ligjore dhe respektim të procesit të legalizimit.

Ai tha po ashtu se bashkëpronari i këtij objekti është edhe pronari i Rinora 4, Shaban Kongjeli. /Kp/Telegrafi/