LAJMI I FUNDIT:

Rregullorja e çuditshme e shkollës në Ferizaj që e lë 5-vjeçarin jashtë bankave shkaku i flokëve të gjata

Rregullorja e çuditshme e shkollës në Ferizaj që e lë 5-vjeçarin jashtë bankave shkaku i flokëve të gjata

Një rregullore e çuditshme e Shkollës fillore “Jeronim de Rada” në Ferizaj po ia ndalon pesëvjeçarit E.I. të shkojë në shkollë si parashkollor.

Pesëvjeçarit nuk po i lejohet të hyjë në shkollë për shkak të flokëve të gjata.


Një rregullore e shkollës thotë se “Ndalohet bartja e vathëve dhe rritja e flokëve te djemtë”.

Prindi i fëmijës, Fadil Idrizi, thotë se drejtoresha Servete Hajrullahu e ka larguar djalin nga shkolla për shkak të flokëve të gjata.

Ai tha për Kallxo.com se ka kërkuar arsyetim rreth këtij vendimi nga drejtoresha e shkollës, nga Drejtoria e Arsimit dhe nga Inspektorati i Komunës, por nuk ka marrë përgjigje.

“Kam një hall për djalin tim pesëvjeçar, të cilin drejtoresha ma ka larguar nga shkolla më të drejtën që fëmija nuk mund të vijë në shkollë, si parashkollor, për arsye vetëm pse i ka flokët e gjata”, tha prindi i brengosur.

Tutje, Fadil Idrizi tha se ka kërkuar sqarim nga institucionet, por nuk ka marrë përgjigje.

Kallxo.com ka provuar ta takojë drejtoreshën Servete Hajrullahu për të marrë një përgjigje rreth këtij vendimi por ajo nuk ishte në shkollë. Gazetarja ka tentuar pastaj përmes telefonit, por drejtoresha porsa e ka kuptuar se kush po i telefonon e ka mbyllur telefonin.

Ndërsa, nga Drejtoria e Arsimit në Ferizaj kanë thënë se janë të zënë “nga puna në terren” dhe nuk janë përgjigjur deri në publikimin e këtij artikulli. /Kallxo.com/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Politikë
Përshkallëzohet sërish protesta e opozitës, hidhet molotov në derën e Bashkisë

Përshkallëzohet sërish protesta e opozitës, hidhet molotov në derën e Bashkisë

Lajme
“Kryeministër si 2, si 7, si 27, është ngacmim seksual”, Lëvizja Studentore Feministe me aksion simbolik

“Kryeministër si 2, si 7, si 27, është ngacmim seksual”, Lëvizja Studentore Feministe me aksion simbolik

Lajme
QKUK-ja bëhet me skanerin PET/CT, donacion nga organizata

QKUK-ja bëhet me skanerin PET/CT, donacion nga organizata "Alwaleed Philanthropies Global" në bashkëpunim me Fondacionin “Jahjaga”

Shëndetësi
Dorëzimi i donacioni i PET/CT, Osmani takon princeshën Alsaud – flasin për projektet tjera në interes të qytetarëve

Dorëzimi i donacioni i PET/CT, Osmani takon princeshën Alsaud – flasin për projektet tjera në interes të qytetarëve

Lajme
Kalo në kategori