Ditëve të fundit është duke u punuar në një pjesë të Bulevardit “Bllagoja Toska”, gjegjësisht në pjesën afër kazermës së qytetit. Aktualisht është duke u asfaltuar kjo pjesë, ndërsa ditë më parë është rregulluar edhe rreth-rrotullimi në këtë rrugë, ndërsa më herët nuk ka ekzistuar rreth-rrotullim, shkruan gazeta KOHA.
Në këtë pjesë është asfaltuar rruga nga kazerma e qytetit e deri te stadiumi i qytetit, pjesë kjo që kishte ngelur pa u rregulluar që nga muaji gusht. Pikërisht për mosvazhdimin e punëve, komunikacioni ishte devijuar për në rrugë tjera, sidomos në pjesën për te shkolla e muzikës dhe nëpër lagjen “Cetinska”, që kishte krijuar edhe shumë kaos në komunikacionin rrugor në pjesën e qytetit për te rruga Tetovë-Jazhincë.
“Kjo pjesë e bulevardit “Bllagoja Toska” ka qenë në program dhe kanë vijuar punimet në bazë të programit për vitin 2017. Është duke u vendosur asfalt dhe duke u punuar me intensitet të përshpejtuar. Një aks rrugor, i cili lidh shumicën e vendbanimeve të Komunës së Tearcës, Porojit, Xhepçishtit, por edhe rrugën rajonale të Jazhincës me Tetovën, tashmë është drejt përfundimit. Asfaltuam rrugën te kazerma e cila ishte në gjendje të dërmuar. Lehtësuam qarkullimin e makinave dhe banorëve të cilët jetojnë në këtë vendbanim”, njoftuan nga Komuna e Tetovës.
Por, tash për tash, ende nuk ka informacione se një rrugë tjetër që është në këtë pjesë të qytetit të Tetovës, do të asfaltohet e cila shfrytëzohet nga banorët e lagjes Drenovec që do të lehtësonte në masë të madhe edhe rrugën që është përgjatë stadiumit të qytetit. Shkak për këtë, sipas informacioneve, është mos përfundimi i eksproprijimit. Krahas kësaj, këtyre ditëve është duke u punuar edhe në asfaltimin e bulevardit “Bllagoja Toska” pranë lagjes tetovarja. Një pjesë e kësaj rruge ishte asfaltuar në fillim të këtij viti, kurse pjesa tjetër tashmë është në fazën e parë të punëve. Në ndërkohë, edhe pse kanë përfunduar formalitetet që kanë të bëjnë me dokumentacionin për hapjen e Bulevardit “Bllagoja Toska” në afërsi të Spitalit të Tetovës, megjithatë nuk ka informacione se kur do të fillojnë punët në teren për këtë projekt që ka qenë premtim edhe në mandatin e parë të kryetares aktuale, Teuta Arifi.
Përndryshe, fillimi i rregullimit të rrugës afër kazermës së qytetit të Tetovës ka bërë që bulevardet tjera për një kohë të gjatë të jenë në kaos të vërtetë në Tetovë. Kjo, pasi që rruga “Bllagoja Toska” që shfrytëzohet transit nga automjetet e rënda dhe ka qenë e mbyllur për qarkullim gati se një muaj për shkak të punimeve. Duke shmangur këtë rrugë, automjetet e rënda kanë shfrytëzuar bulevardin kryesor në qytetin e Tetovës, “Marshall Tito”. Kjo, edhe për shkak se në rrugën “Strasho Pinxhur” që shpie për te shkolla e muzikës, kamionët e mëdhenj nuk mund të qarkullojnë, sidomos ata që janë me rimorkio. Ekspertët e infrastrukturës theksojnë se zgjidhje më e mirë do të jetë që të realizohet një pjesë e krahut të qarkores në hyrje të Tetovës prej Shkupit që do të drejtonte automjetet e rënda deri në fshatin Neproshten të Komunës së Tearcës.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Takimi i Kurtit me ndihmësekretarin amerikan, O’Brien, deklarata pas takimit dhe çështja e Asociacionit
Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje: "Unë po i jap fund jetës, amanet gruan dhe dy djemtë"
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën