LAJMI I FUNDIT:

Rregullatori amerikan përkrah dozën përforcuese të vaksinës antiCOVID për disa kategori të popullsisë

Rregullatori amerikan përkrah dozën përforcuese të vaksinës antiCOVID për disa kategori të popullsisë

Administrata amerikane për Ushqim dhe Ilaçe, FDA, ka autorizuar dhënien e vaksinës përforcuese kundër coronavirusit, për disa kategori të popullsisë, përfshirë personat mbi moshën 65-vjeçare.

Përmes një vendimi që ka qenë i pritur, kjo Administratë ka dhënë autorizim për përdorim emergjent të vaksinës së prodhuar nga kompania Pfizer/BioNTech.


Ky autorizim është i kufizuar për amerikanët që janë nga mosha 65-vjeçare e tutje, të rinjtë me probleme shëndetësore dhe personat, puna e të cilëve i vë ata në rrezik nga coronavirusi, siç janë punëtorët shëndetësorë, mësuesit, punëtorët nëpër dyqane dhe personat që punojnë nëpër burgje.

Ky propozim përballet edhe me pengesa tjera rregullatore, para se të nisë dhënia e dozave përforcuese.

Miratimi nga rregullatori amerikan ka ardhur pasi një panel i pavarur ekspertësh ka votuar javën e kaluar në të mirë të rekomandimit të dozës së tretë për personat që janë më të cenueshëm ndaj COVID-19, sëmundjes që shkakton coronavirusi.

Autorizimi i Administratës amerikane për Ushqim dhe Ilaçe nuk është në përputhje me planet e presidentit amerikan, Joe Biden që dozën e tretë të vaksinës ta marrin pothuajse të gjithë amerikanët.

Vendimi për dozë të tretë vlen vetëm për vaksinën e kompanisë Pfizer/BioNTech.

Rregullatorët amerikanë do të vendosin më vonë për dozat përforcuese për personat që kanë marrë vaksinat e kompanive, Moderna apo Johnson & Johnson. /REL/

Në trend Botë

Më shumë
Bomba dhe viruse: Historia e 'sulmeve të Izraelit' në tokën iraniane

Bomba dhe viruse: Historia e 'sulmeve të Izraelit' në tokën iraniane

Botë
Si shtetet arabe 'e ndihmuan befas Izraelin të zmbrapsë sulmin e Iranit'

Si shtetet arabe 'e ndihmuan befas Izraelin të zmbrapsë sulmin e Iranit'

Botë
SHBA me mesazh të qartë për Izraelin, nëse Tel Avivi vendos për një “kundërofensivë” kundër Iranit

SHBA me mesazh të qartë për Izraelin, nëse Tel Avivi vendos për një “kundërofensivë” kundër Iranit

Botë
Si do të përgjigjet Izraeli? Eksperti britanik tregon tri opsionet e (pa)mundshme

Si do të përgjigjet Izraeli? Eksperti britanik tregon tri opsionet e (pa)mundshme

Botë
Turqia ka një mesazh për Iranin

Turqia ka një mesazh për Iranin

Botë
Ngjarje, pamje, analiza dhe parashikime - sulmi i Iranit ndaj Izraelit, gjithçka ndodhi deri tani dhe çfarë pritet të ndodhë më pas

Ngjarje, pamje, analiza dhe parashikime - sulmi i Iranit ndaj Izraelit, gjithçka ndodhi deri tani dhe çfarë pritet të ndodhë më pas

Botë
Kalo në kategori