LAJMI I FUNDIT:

Rrëfimi i vajzës së mitur për aksidentin në Gramsh: Shoferi mbante djalin në prehër (Video)

Rrëfimi i vajzës së mitur për aksidentin në Gramsh: Shoferi mbante djalin në prehër (Video)

Një aksident rrugor që për pak është kthyer në tragjedi është regjistruar pasditen e kësaj të premteje në aksin rrugor që lidh qytetin e Gramshit dhe fshatin Bërsik.

Në automjet tip fouristradë që drejtohej nga 30- vjeçari me iniciale K.D ka dalë nga rruga dhe ka rënë duke u rrokullisur nga një lartësi prej gati 100 metrash.


Drejtuesi i makinës ka thyer rregullat e qarkullimit, pasi ka marrë në prehër djalin e tij 8-vjeçar, i cili në një moment i la lëvizur timonin duke përfunduar në humnerë. Personat që ndodheshin në makinë kanë mbetur të gjithë të plagosur rëndë.

Report TV ka mundur të sigurojë dëshminë e një vajzë të mitur që ndodhet e shtuar dhe spitalin e Gramshit, e cila rrëfen se ka dalë nga dritarja, ndërsa kujton dhe faktin se shoferi kishte djalin e tij të mitur në prehër në momentin kur ndodhi aksidenti.

Tetë të plagosurit janë nën kujdesin intensiv të mjekëve të spitalit të Gramshit.Policia e këtij qyteti është tejet e rezervuar për ngjarjen dhe refuzon të japë informacion. /Shqiptarja.com/