LAJMI I FUNDIT:

Rrëfimi tronditës i të riut nga Koreja e Veriut, që ia doli të arratisej nga kampi: Nga uria i haja të vjellat e thara në tokë (Video)

Rrëfimi tronditës i të riut nga Koreja e Veriut, që ia doli të arratisej nga kampi: Nga uria i haja të vjellat e thara në tokë (Video)

Për shumëkënd mund të tingëllojë si një skenar i filmave të Hollywood-it, por në fakt bëhet fjalë për një rrëfim të vërtetë të një të riu nga Koreja e Veriut që ka arritur t’i mbijetojë ikjes nga kampi i punës, dhe kur nga uria e madhe detyrohej të hante të vjellat të thara në tokë.

Charles, babai i të cilit ka lindur në Kinë kurse nëna në Korenë e Veriut, kishte arritur të kalojë vijën kufitare pesë vite më parë përmes një lumi që ndanë Korenë e Veriut dhe Kinën, transmeton Telegrafi.


“Jeta në Kinë ishte shumë më e mirë. Isha shumë i lumtur që bëja jetë në liri. Por, lumturinë që e ndjeva në Kinë ishte e përkohshme”, ka deklaruar ai. Kjo për shkak se qeveria kineze qytetarëve të Koresë së Veriut nuk u jepte statusin e refugjatëve – kështu Charles u deportua në Korenë e Veriut.

Pasi e rikthyen në vendlindje, ai pësoi shumë vuajtje nga zyrtarët e atij vendi, të cilët vazhdimisht e merrnin në pyetje, dhe mundoheshin ta bindin që të pranojë se është përpjekur të ikë në Korenë e Jugut.

Dhe, pasi që kategorikisht i mohonte akuzat, është rrahur brutalisht për javë të tëra – dhe kështu kaloi një kohë të gjatë në kampet famëkeqe të punës në Korenë e Veriut.

“Në kampet e punës na lejohej të hanim vetëm 150 kokrra misri në ditë. Çdo mëngjes detyroheshim të rreshtohemi për numrin, dhe aty pashë të vjellat e thara në tokë. Isha aq shumë i uritur sa që u gjunjëzova dhe fillova të ha orizin nga të vjellat. Nuk jam ndalur derisa më rrahën brutalisht gardianët”, ka shtuar Charles.

Tetë muaj më vonë e liruan pasi që mezi arrinte të qëndronte në këmbë dhe të lëvizte duart. Disa muaj pas rikuperimit – filloi punën në minierën e thëngjillit ku është paguar për një shujtë me oriz.

Dhe derisa kishte punuar në minierë, Charles kishte pasur rastin t’i shoh të tjerët duke u gjymtuar, pasi rrëzoheshin nga shkëmbinjtë dhe humbnin gjymtyrët e trupit.

“Aty punova për një vit, dhe e kuptova se ka ardhur koha që të arratisem sërish nga Koreja e Veriut. E dija se do të jetë shumë e vështirë për faktin se nuk kisha ushqim dhe para, dhe isha i vetëdijshëm që po të më zinin do të më vrasin në vend”, ka shtuar Charles.

Një mëngjes ku pritej të fillonte punën – Charles thjesht filloi të vrapojë dhe iku nga punishtja. Muaj të tërë i kaloi duke u fshehur – pasi kërkohej në çdo cep nga policia.

“Isha brenda trenit afër vijës kufitare kur një polic më kapi për krahu dhe më tërhoqi zvarrë në kabinë. Aty e pashë se dritarja ishte e mbyllur, dhe vendosa të rrezikoj duke e hapur dhe kërcyer nga ajo. Për orë të tëra kam vrapuar derisa arrita në kufi”, ka shtuar Charles.

Por, aty e priste lumi që e ndante Korenë e Veriut me Kinën. Kështu vendosi të pret derisa të bie terri, dhe sapo filloi të notojë lëndoi këmbën dhe nga dhimbja e madhe bërtiti dhe aty e dëgjuan rojet kufitare.

“Pas shpinës pashë një dritë që më ishte drejtuar, aty e kuptova se më zbuluan, kurse zyrtari që më kishte parë më tha se nëse nuk kthehem do të më qëllojë. I vetëdijshëm se gjithsesi do të më qëllojnë edhe nëse kthehem, vendosa të mos i bindem urdhrave të tij, dhe kështu pesë minuta më vonë arrita të futem në Kinë”, tregon momente tmerri i riu.

Tri ditët e ardhshme i kaloi duke ecur nëpër male, ndërsa burri që e gjeti e ndihmoi të vë kontakte me zyrën e emigracionit amerikan, që i dhanë vizë për në SHBA.

“Sapo zbrita nga aeroplani në Kaliforni, ndjeva diçka të çuditshme që kurrë më parë nuk e kisha ndjerë – sigurinë. Më në fund isha i sigurt dhe nuk kisha nevojë më që të fshihem”, ka shtuar ai.

Aty filloi të vijoi mësimin dhe përfundoi shkollën e mesme, ku edhe e mësoi gjuhën angleze, ndërsa më vonë filloi të punoj si kuzhinier në një restorant ku shërbehet sushi.

Charles thotë se jeta e tij në SHBA nuk ka qenë e lehtë, por është falënderues ndaj zotit që ishte me fat që arriti të ikë nga vendlindja.

Gadishulli korean prite të merr një kthesë historike, pas bisedimeve mes Koresë së Veriut, asaj të Jugut dhe SHBA-v-e që pritet të mbahen në Singapor gjatë muajit të ardhshëm. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Shkaku i konfliktit Izrael-Iran, mediat botërore rikujtojnë parashikimet e Baba Vangës

Shkaku i konfliktit Izrael-Iran, mediat botërore rikujtojnë parashikimet e Baba Vangës

Botë
Një helikopter i vogël robotik dërgoi mesazhin e fundit nga Marsi

Një helikopter i vogël robotik dërgoi mesazhin e fundit nga Marsi

Botë
Rezultatet paraprake për parlament në Kroaci - Plenkoviq me aleatë kryeson para Milanoviqit

Rezultatet paraprake për parlament në Kroaci - Plenkoviq me aleatë kryeson para Milanoviqit

Kroacia
Braziliania dërgoi një burrë të vdekur në bankë për të marrë kredi - si u kap në momentin e fundit prej punonjësve

Braziliania dërgoi një burrë të vdekur në bankë për të marrë kredi - si u kap në momentin e fundit prej punonjësve

Amerika
Frymëzim për filma horror - një i moshuar thirri policinë në mes të natës, kërkoi që ta nxirrnin nga morgu në Holandë

Frymëzim për filma horror - një i moshuar thirri policinë në mes të natës, kërkoi që ta nxirrnin nga morgu në Holandë

Evropa

"Pse? Sepse nuk kishte raketa më": Zelensky shpjegon pse Ukraina nuk mundi të ndalonte sulmin rus që shkatërroi një termocentral të madh

Botë
Kalo në kategori