LAJMI I FUNDIT:

Rrëfimi i serbit që jeton në veri të Kosovës: Serbët e shqiptarët duhet të komunikojnë, ajo që ka ndodhur nuk guxon të përsëritet

Rrëfimi i serbit që jeton në veri të Kosovës: Serbët e shqiptarët duhet të komunikojnë, ajo që ka ndodhur nuk guxon të përsëritet

Miodrag Miliçeviq ka mbi dy dekada që jeton në Mitrovicë të Veriut.

Ai në këtë qytet, që është ballafaquar me shumë ngjarje të tensionuara, është vendosur në vitin 1999.


Sipas tij politika ka ndikuar aq shumë te serbët e shqiptarët, sa që ata kanë harruar të jenë më shumë njerëz e më pak politikanë.

Megjithatë, Miliçeviq thotë se ai mund të bëhet shembull se si një serb dhe një shqiptar mund të komunikojnë mes vete.

“Po patjetër. Besoj që jo vetëm unë, por edhe serbët tjerë duhet të bëhen shembull se si duhet sot një serb dhe një shqiptar të komunikojnë mes vete. Ne duhet të komunikojmë dhe të kemi marrëdhënie të mira. Ua kemi borxh fëmijëve tanë, sepse ajo që ka ndodhur në të kaluarën jo të largët, asesi nuk guxon të përsëritet. Politika ka ndikuar aq shumë, sa kemi harruar të jemi më shumë njerëz, e më pak politikan”, shprehet ai.

“Unë para luftës kam jetuar në Prishtinë. Këtu kam ardhur në vitin 1999. Ka qenë fillimisht një ndalesë e përkohshme, por është bërë njëfarë mënyre e përhershme. Unë jam këtu me familjen time, fëmija ynë ka lindur këtu. Mitrovica ka evoluar në mënyrë të konsiderueshme për të mirë”, tha ai.

Miliçeviq që drejton organizatën “AKTIV” që punon në përmirësimin e raporteve ndëretnike, rrëfen se jeta në veri vështirësohet sa herë që ka tensione.

Këtu ai përmend edhe ngjarjet e javëve të fundit.


“Thënë të drejtën kohëve të fundit jeta këtu nuk ka qenë edhe e lehtë, sepse deshëm apo jo qytetarët janë ndikuar nga zhvillimet e fundit politike. Fatkeqësisht Mitrovica prej vitesh shihet si qytet problematik e me ndasi mes shqiptarëve dhe serbëve”, u shpreh ai.

Miliçeviq ka rrëfyer për RTV Dukagjini për jetesën e serbëve në veri të vendit.

Këto janë disa prej punëve që Milicevic me organizatën e tij i kanë realizuar gjithandej Kosovës.

“Kjo është zyra jonë kryesore, por ne gjithashtu kemi një zyre tjetër në Prishtinë dhe gjithashtu sapo kemi hapur një zyrë në Beograd. Organizata është e fokusuar tek komunitetet jo-shumicë, me fokus në Kosovë, për përmirësimin e pozitës së këtyre komuniteteve”

Të rinjtë janë një prej kategorive për të cilat punon më shumë organizata AKTIV.

E shumica prej tyre, Milicevic thotë se po e lëshojnë Kosovën për shkak të pasigurisë për të ardhmen./RTV Dukagjini/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria e RMV-së vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Qeveria e RMV-së vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Lajme
Kurti: Zëvendësdrejtori i policisë që u ndalua dje nga Serbia, është dërguar në Rashkë

Kurti: Zëvendësdrejtori i policisë që u ndalua dje nga Serbia, është dërguar në Rashkë

Lajme
Lirohen policët e ndaluar në Serbi, përveq zv.drejtorit Jankoviq

Lirohen policët e ndaluar në Serbi, përveq zv.drejtorit Jankoviq

Lajme
Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Johnson: Putini mund të synojë Ballkanin, nëse lejohet

Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Johnson: Putini mund të synojë Ballkanin, nëse lejohet

Lajme
Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Lajme
Shpërthen një granatë dore në oborrin e një shtëpie në Zveçan

Shpërthen një granatë dore në oborrin e një shtëpie në Zveçan

Lajme
Kalo në kategori