Një ish-ushtar i cili përfundoi në burgun ushtarak pas “dezertim” nga ushtria ka zbuluar se si ai tanimë e ka rregulluar jetën e tij, madje është bërë edhe “boss” i bamirësisë.

Sipas mediave britanike, përcjell Telegrafi, Kai Cant, 36 vjeç, nga Kent - Angli, jeton një jetë të mirë në Ibiza, ku ai drejton biznes milionësh të promovimit të muzikës dhe një kompani që ofron vila dhe anije në ishullin spanjoll.


aa3 6

Siç thuhet tutje, jeta e shëndetshme e Kai tani, është shumë larg nga rinia e tij e egër, kur rregullisht merrte drogë dhe abuzoi me alkoolin dhe u bashkua me ushtrinë në moshën 16 vjeçe, edhe pse e kishte vështirë të lexonte ose shkruante.

Pasi u largua pa leje për një mbrëmje në Ibiza, ai përfundoi në burg ushtarak për dy vjet, ku ai kaloi kohë në izolim për sjellje të keqe.

aa4 6

“Mamaja dhe babi më vizitonin dhe i shihja vetëm përmes një xhami. Isha i mbyllur për 23 orë. Unë nuk isha një person i mirë atëherë”, ka thënë ai.

“Ishte një makth absolut. Përfundova duke ikur. Kam bërë 12 muaj, pastaj ika dhe u kapa përsëri”.

aa5 3

"Isha shumë i dhunshëm brenda dhe nuk pranova të bëhesha ushtar [të bësh atë çfarë të thonë] kështu që unë u mbylla për 23 orë në ditë. Kam kaluar vitin e parë në një qeli me 10 burra, duke e ndarë me nëntë ushtarë të tjerë”.

“Njëri ishte shoku im më i mirë, Liam, që doli nga burgu, shkoi në Afganistan dhe fatkeqësisht e humbi jetën në një shpërthim bombe”.

Pas lirimit të tij, ai pati një periudhë të shkurtër si një ndërmjetës investimi.

aa6 1

Duke marrë një lojë të rrezikshme, ai vendosi të shkojë në Ibiza dhe të bëhet promotor i një klubi – prej nga edhe vazhdoi me biznesin e promovimit të muzikës dhe duke u bërë pronar i një kompanie që ofrojnë vila dhe anije në ishullin spanjoll.

Ai gjithashtu ka kushtuar jetën e tij për financimin e ndërtimit të dy shkollave dhe dy jetimoreve në zonën e mjeruar të varfërisë në Kabale, Uganda, si pjesë e një iniciative joprofitabile bamirëse që ai ka nisur me emrin The Abode Project. /Telegrafi/