LAJMI I FUNDIT:

Rrëfimi për Flakën, vajzën e cila si foshnje gjatë luftës tre muaj qëndroi e vetme në spitalin e Prishtinës (Video)

Rrëfimi për Flakën, vajzën e cila si foshnje gjatë luftës tre muaj qëndroi e vetme në spitalin e Prishtinës (Video)

Flaka Muriqi, u lind në vitin 1999, vetëm shtatë ditë para se NATO të fillonte bombardimet kundër forcave serbe.

“Jemi në spitalin rajonal të Pejës, saktësisht në klinikën e gjinekologjisë  aty ku kam linur më 17 mars 1999”, tha Flaka.


Gjatë gjithë bombardimeve Flaka qëndroi e vetme në spitalin e Prishtinës. Prindërit nuk e panë vajzën e tyre për tre muaj dhe nuk kishin asnjë informatë nëse ajo ishte gjallë.

Në kohën kur Flaka ishte e vetme në spitalin e Prishtinës, një grua nga Prishtina i bëri asaj një shenjë në këmbën e majtë.

Më 17 mars të vitit 199 Hatixhe Muriq nga rrethi i Pejës mori në telefon spitalin e qytetit. Ajo ishte në prag të lindjes të fëmijës së saj të parë.

“Dy javë përpara e kanë pas vrarë një mjek dhe thanë që ne nuk guxojmë kurrqysh të vijmë në shtëpi. Kemi ndejt dy –tri orë deri në orën 04:00 të mëngjesit , qashtu e kemi thirr prapë ndihmën e parë . Pyetën çka është në pyetje dhe i thamë që është në pyetje lindje, dhe lindja e parë. Më thanë përgatitu se po rrezikojmë dhe po vijmë.

Qyteti i Pejës ishte i mbushur me polic dhe ushtar serb. Në shumë vende të Kosovës luftimet po shtoheshin. Kur erdhën na thanë që spitali është plot polic dhe s’keni ku me ndejt – as burri, as kunatat që deshën të vijnë me mua…Unë shkova vetëm me shoferin dhe me teknikun medicinal. Ata vetëm më kanë dorëzuar në spital, më kanë marrë mjekët, më kanë kontrolluar. Ka lind normal. Mirë lindi, por erdhi duke iu keqësua gjendja”, thapër REL nëna e Flakës.

Gjendja shëndetësore e bebes u keqësua dhe mjekët i thanë se ajo duhet të dërgohet në Prishtinë.

Nëna e saj është dashur të qëndroj për mjekime tjera dhe vajza e vogël u dërgua në Prishtinë nga hallat e saj.

“Gjatë shkuarjes në Prishtinë, më 17 mars, pati rënë një shtresë e borës dhe këto kanë rrëshqit me veturë dhe kanë ranë në rrugë me gjithë veturë. Kurrkush, tha, nuk u ndalke të na japë ndihmë…veç ushtrri e paramilitarë. Por, për fat, një kamion i Malit të Zi, është ndalur, i ka tërhequr dhe i ka qitë në rrugë“, shtoi tutje ajo.

Hallat e vajzës ui kthyen në Pejë. Dy ditë më vonë nëna kishte vendosur të shkonte në spitalin e Prishtinës të bebja e saj. Por, situata në Kosovë u keqësua edhe më shumë.

Vëzhguesit e organizatës për Siguri dhe Bashkkëpunim në Evropë, u tërhoqën.

Shtetet perëndimore të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, tashmë kishin vendosur të përfshiheshin në luftë.

Bombardimet e NATO-s kundër ushtrisë dhe policisë serbe, priteshin të fillonin në çdo moment.

“Por, unë nuk mund të shkoja më, sepse nuk kishte qarkullim për në Prishtinë, u mbyllën krejt lëvizjet. Pas dy dite ne kemi pasur kontakt me Ajshen, e cila e ka marrë Flakën. Kemi biseduar përmes telefonit, i kemi thënë se e kemi vajzën në spital edhe dy ditë kemi pasur kontakt përmes telefonit dhe pas dy dite, as kontakt, as asgjë…”, tregoi Hatixhja.

Ajshe Rexhbogaj, ishte një bashkëvendase e familjes Muriqi, që jetonte në Prishtinë. Ajo kishte shkuar për ta vizituar Flakën në spital.

“Kjo është dhoma ku kanë qenë fëmijët, kanë qenë krejt fëmijë, kanë qenë krevate me beba. Këtu ka qenë krevati ku ka qenë Flaka në këtë krevat këtu, se unë Flakën e kam parë edhe një herë para se të shkojmë në Maqedoni, kur na kanë përzënë. Krevati i Flakës ka qenë nga dritarja…”, tha Ajshja.

Por, Ajshja e pa Flakën vetëm dy ditë, sepse policët serbë e dëbuan atë në Maqedoni. E mbikëqyrur nga mjekët dhe infermiere të komunitetit serb dhe shqiptarë, Flaka qëndroi afërsisht tre muaj në spitalin e Prishtinës pa nënë, pa baba, pa hallat dhe pa Ajshen.

“Gjatë asaj periudhe (prindërit) nuk kanë pasur asnjë informacion rreth meje. Thjesht e kanë ditur se kam mbetur në spital por nuk kanë ditur asgjë tjetër rreth fatit dhe se çka po ndodh me mua. Shpeshherë kanë menduar që ndoshta kam vdekur, për arsyje se ka pasur polemika të shumta që Qendra Klinike është bombarduar dhe më saktësisht Reparti i Gjinekologjisë është shkatërruar tërësisht”, tregoi nga të thënat e familjarëve Flaka.

Por para se të ikte për në Maqedoni, Ajshja bëri një veprim jo të zakonshëm. Ajo mori një gjilpërë dhe e bëri me ngjyrë të kaltër, ngjyrë kjo që përdorej për vula. Ajo i bëri Flakës një shenjë në këmbën e majtë. Sipas saj, kjo ishte mundësia e vetme që Flaka të identifikohej në momentin kur ajo të kërkohej nga familja.

Kur lufta përfundoi, Ajshja shkoi në spital për të parë nëse Flaka ishte gjallë.

“Flakën së pari kur e kam lënë, e kam lënë këtu, e kur kam ardhur nuk ka qenë krevati i parë, por i kam shikuar fëmijët në këmbë ku e ka shenjën, sepse nuk ka pasur as letra te këmbët. Është emocion që kam qenë shumë e lumtur që e kam gjetur Flakën gjallë…”

“Ajo ka marr iniciativën të më marrë nga spitali. Më ka tërheq nga spitali dhe më ka mbajtur në shtëpinë e saj për rreh tri javë ose katër javë. Gjatë asaj periudhe ajo është kujdesur për mua edhe pse Kosova pra është çliruar nga forcat serbe, familjarët që kanë qenë në Sarajevë nuk kanë pasur mundësi që të kthehen në Kosovë dhe prej 24 marsit deri më sa e mbaj mend prej historisë që ma kanë treguar, deri më 5 korrik nuk kanë mundur të kthehen në Kosovë, për shkak të komplikimeve që janë paraqitur në kufi”, tregoi Flaka.

Pas përfundimit të luftës, nëna dhe babai i Flakës kishin një mision të vështirë. Ta gjenin vajzën e tyre që nuk e kishin parë për më shumë se tre muaj, përcjell Telegrafi.

Atë ditë e mbaj mend si sot, kurr shi më shumë nuk ka rënë se atë ditë. Kemi shkuar me autobusin e mëngjesit për në Prishtinë. Kur kemi zbritur në stacion..Prishtinën fort nuk e njihnim-dhe u afruam te një taksist me adresë, sepse e kishim marrë adresën se nuk punojshin telefonat, nuk kishte kurrgjo atëherë dhe i thamë në këtë filan adresë a bën të na çosh…jemi afruar te dera, i kemi rënë ziles. Kur doli Ajshja në derë, ia nisi të qajë me zë…”, tha Hatixhja.

“U shtanguan. Filluan lotët, edhe të tyre edhe të mitë se unë kam folur rregullisht me Flakën ‘ta gjen teta mamin, ta gjen babin’”, u shpreh Ajshja.

Por prindërit nuk e kanë ditur se Ajshja ia ka lënë emrin bebes së tyre, Flaka.

“Lumja unë kush më kanë ardhur, prindërit e Flakës. Ne nuk e kemi ditur se ia ka lënë emrin Flaka. Ne, prindërit dhe familja ia patëm lënë emrin Erona. Ajo tha, Flaka ka lindur në luftë, ka mbetur në luftë dhe unë ia kam vendos emrin Flaka…”, rrëfeu Hatixhja.

“Unë thashë, unë i kam lënë emrin Flaka, e ju mund ta pagëzoni qysh të doni…thanë, jo në asnjë mënyrë nuk ia ndërrojmë emrin dhe i ka mbetur Flaka”

Ajshja tashmë jeton në SHBA. Pikërisht kur Kosova shënon 20 vjetorin e përfundimit të luftës pas shumë vitesh ajo kthehet në Kosovë për ta takuar Flakën.

“A është Flaka kjo? Po. Përshëndetje”, I tha Ajshja , Flakës.

Përshëndetje, si a je mirë?”, ia ktheu Flaka.

“A po e sheh, a po e sheh..”, me gëzim u afrua drejt Flakës ta përqafoj.

A më ke njohur?”, e pyeti Flaka.

“Të kam njohur pak”, tha Ajshja.

“Pata emocione se isha ku të kam marrë ty në spital. Shumë u mërzita se kisha dëshirë të ishe edhe ti aty. Unë gëzohem që je mirë, që ke përparuar, se ti një pjesë e shpirtit tim që kam pasur mundësi të të shpëtoj, që ti të jesh mirë, të jesh pranë familjes tënde, pranë nënës, babait. Për mua është një ditë e lumtur që je, që ke përparuar dhe dëshiroj të përparosh edhe më shumë. Kjo qenka befasia më e këndshme prej ditës nga lufta kur jemi çliruar , ani sot që të pash mirë dhe shëndosh”, ishin urimet e Ajshes ndaj Flakës.

“Faleminderit shumë”

Flaka ishte fatlume që u bashkua me familjen e saj pas disa muajsh.

20 vjet pas përfundimit të luftës, shumë kosovarë vazhdojnë të jetojnë me kujtime të rënda, e shumë të tjerë vazhdojnë të mos kenë asnjë informatë për familjarët e tyre të zhdukur.

Rreth 1600 persona mbesin të zhdukur, shumica e tyre shqiptarë, ndërkohë që Kosova ende vazhdon të përballet me probleme të shumta që filluan gjatë viteve 1990. /REL/ Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit

Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit

Politikë
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Politikë
Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje:

Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje: "Unë po i jap fund jetës, amanet gruan dhe dy djemtë"

Lajme
Zgjedhjet në RMV, Abdixhiku: Sikur shqiptarët të bëheshin bashkë me një kandidat, sot do të ishin në balotazh

Zgjedhjet në RMV, Abdixhiku: Sikur shqiptarët të bëheshin bashkë me një kandidat, sot do të ishin në balotazh

Lajme
Kalo në kategori