Disa politikanë gjatë jetës së tyre pas politikës tentojnë të vazhdojnë të kenë një “punë të ndritshme”, por ky nuk është rasti i Ann-Sofie Hermansson.
Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, ish-kryetarja e Komunës së Gothenburgut, qyteti i dytë më i madh i Suedisë, është ajo që parkon automjetin e saj të punës në një vend parkimi prapa selisë së Renova, një mbledhës i mbeturinave në pronësi publike.
“Njerëzit ndonjëherë më pyesin se çfarë dreqin po bëj këtu, por për mua kjo është një zgjidhje e mirë”, thotë ajo. “Unë duhet të paguaj qiranë”.
Pas një karriere të suksesshme si këshilltare ministre në kryeqytetin e Suedisë Stokholm, dhe më vonë si zyrtarja e lartë në Gothenburg, ajo u mënjanua nga kolegët e saj Social Demokratë pas një fushate elektorale të pasuksesshme në vitin 2018.
Por, në vend që të ndiqte një rrugë “të mirë” në marrëdhëniet me publikun – një opsion që ajo tha se ishte në tryezë – ose në një rol këshillues për një nga shumë ndërmarrjet e suksesshme prodhuese të Suedisë, ajo vendosi të “hiqte pluhurin” nga një patentë shoferi për automjete të rënda, të cilën e kishte marrë me këshillën e babait të saj në vitet e rinisë.
Kur periudha e njoftimit të saj mbaroi, Hermansson veshi teshat e kompanisë dhe mori timonin e njërit prej kamionëve të kompanisë, përcjell Telegrafi.
Ajo shpesh mbledh plehrat, të cilat suedezët i depozitojnë në shporta jashtë shtëpive të tyre dhe tha se vendasit e njohin rregullisht dhe e ndalojnë atë për të folur rreth politikës – gjë që ajo e pëlqen.
“Të paktën askush nuk është i mërzitur me mua”, thotë ajo. “Kjo bën një ndryshim të mirë nga puna si politikan”.
Edhe pse i rrallë, nuk është rast unik
Sidoqoftë, ndërsa është e pazakontë, “asketizmi” i saj post-politik nuk është unik.
Ish-presidenti i Uruguait, José Mujica refuzoi të pranonte një pension shtetëror kur ai u largua nga zyra dhe pasuria e tij është raportuar të përbëhet edhe nga një automobil i dëmtuar VW.
Gjithashtu, ish-ministri i Arsimit i Suedisë, Gustav Fridolin, hoqi dorë nga një shpërblim pas-ministror që i takonte dhe mori një punë duke dhënë mësim në një kolegj të arsimit për të rritur në Stokholmin qendror.
Siç kishte thënë Fridolin, ai e gjeti punën në faqen e internetit të shërbimit publik të punësimit suedez.
“Edhe pse puna në qeveri ishte shumë e përmbushur në ato raste kur ne sollëm ndryshimet, nuk mund të them me të vërtetë se isha i lumtur sa herë që hyja në departament, por kjo është ndjesia që kam kur hyj në shkollë”, kishte thënë ai.
Ajo është e vërtetë
Ann-Sofie Hermansson lindi në Tjörn, një ishull në veri të Gothenburgut, në vitin 1964.
Ajo u bashkua me Volvo kur ishte 19 vjeçe, iu caktua një rol në transportimin e pjesëve, pastaj u bashkua me sindikatën lokale të përpunuesve të metaleve dhe krahut të të rinjve të Social Demokratëve dhe bëri një emër si një avokate e të drejtave të punëtorëve.
Hermansson mbajti punë të ndryshme brenda lëvizjes sindikale suedeze përpara se të rekrutohej në Gothenburg për të punuar me kryebashkiakun Göran Johansson, një figurë dominuese brenda politikës suedeze socialdemokrate.
Në janar të vitit 2016, ajo vetë u bë kryebashkiake, duke drejtuar një qytet me mbi gjysmë milioni njerëz, me një fjalë gjithçka, nga kujdesi për fëmijët te projektet e infrastrukturës shumë milionëshe.
“Ishte një kohë e vrullshme”, tha ajo.
Dhe Hermansson tha se në pjesën kryesore ajo ka shijuar kalimin e saj në Renova (kompania e mbeturinave). Ajo tha se puna është e vështirë fizikisht, por ka avantazhin e orëve të caktuara dhe fundjavave pa takime krize dhe telefonata të vazhdueshme.
Gjatë vitit të saj të parë duke ndihmuar në mbajtjen e Gothenburgut të pastër, ajo ka azhurnuar rregullisht një profil në Twitter që shpesh thekson punën e kolegëve të saj.
Ndryshe, përgjigja ndaj ndërrimit të karrierës së Hermansson ka qenë kryesisht pozitive në mediat suedeze me reporterë të ndryshëm që dëshirojnë të ndjekin progresin e saj.
Në fillim kishte një dyshim se veprimi i saj mund të ishte një lloj akti performues i motivuar politikisht, por ndërsa muajt kanë kaluar, konsensusi është bërë se “ajo është e vërtetë”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Debat në OKB para votimit të rezolutës për gjenocidin serb në Srebrenicë
Sanduloviq vazhdon akuzat ndaj Vuçiqit: Me urdhër të kujt po kërcënohet, përgjohet dhe ndiqet vajza ime?
Ai e shëtiste me veturën e shtrenjtë një të pastrehë meksikan – nuk e kishte ëndërruar që videot e tij do të ishin shkaktar i një bashkimi familjar
Reagimi me një fjalë i ministrit izraelit – detaje dhe pamje, minutë pas minute, rreth ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit
Izraeli e njoftoi në minutën e fundit SHBA-në për sulmin ndaj Iranit
"Iranianët janë shumë të frikësuar"
Ai e shëtiste me veturën e shtrenjtë një të pastrehë meksikan - nuk e kishte ëndërruar që videot e tij do të ishin shkaktar i një bashkimi familjar
Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale
Sulmi izraelit, iranianët pretendojnë se “shpërthimet ishin si fishekzjarre"
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët
Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi