Mjeku Ylber Isufi nga Kumanova, pasi në dy testet për koronavirus rezultoi negativ, pritet që javën e ardhshme të kthehet në punë dhe të vazhdojë luftën kundër këtij virusi.
Qyteti i Kumanovës ka numrin më të lartë të viktimave nga sëmundja COVID-19, që shkaktohet nga koronavirusi. Në Kumanovë janë regjistruar 20 viktima, ndërkaq në mbarë Maqedoninë e Veriut 95 persona kanë humbur jetën nga koronavirusi.
Ylber Isufi, i cili punon që dhjetë vjet në Spitalin e Kumanovës, thotë për Radion Evropa e Lirë se më 13 prill doli pozitiv në testin për koronavirus, ndonëse thotë se nuk e di saktësisht se si është infektuar.
“Nuk mund të them se nga kjo apo ajo mënyrë u infektova me COVID-19. Duke pas parasysh se drejtpërdrejt ishim përballë me virusin dhe mundësitë ishin pritëse për t’u infektuar. Të jemi të sinqertë, fillimisht nuk kishim mjaftueshëm (mjete mbrojtëse ) pasi na kapi pa përgatitur (koronavirusi), mirëpo më vonë reaguam shpejtë”, thotë Isufi.
Mjeku Isufi rrëfen për REL edhe për simptomat e para, që sipas tij kanë qenë të ngjashme me ato të gripit të zakonshëm. Megjithatë, ai thotë se pas disa ditësh, gjendja iu përkeqësua dhe filloi të kishte kollitje dhe ethe.
“Simptomat e para, fillimisht kisha një lodhje që unë ia lija asaj se ndoshta është nga puna apo angazhimi im i madh. Pastaj fillova të kem anoreksi dhe atëherë e pash se po ndodh diçka dhe pastaj kisha dhimbje të fuqishme të ekstremiteteve të poshtme dhe dhimbje të mesit, pastaj kisha diarre. Më e keqja filloi kur kisha kollitje dhe ethe dhe kjo më shtyri që të konsultohem me kolegët e mi infektologë, që të filloj me antibiotikë”,thekson Isufi, duke shtuar se gjatë tërë kohës është mjekuar në shtëpi.
“Gjatë gjithë tërë kohës u trajtova në shtëpi”, thotë ai.
Gjatë tërë kohës në izolim, Isufi ka qëndruar vetëm në një dhomë në banesën e tij në Kumanovë. Mbajtja e distancës fizike, thotë ai, ka qenë vendimtare që asnjëri anëtarë i familjes së tij të mos infektohej me sëmundjen COVID-19.
Mjeku Isufi thotë se më së vështiri për të ka qenë që të mbajë distancë me dy fëmijët e tij të vegjël.
“(Fëmijët) Thoshin na lejo vetëm të futemi brenda të të shohim babi, pasi vërtetë ishin të përmalluar shumë. Imagjinoni se çfarë gëzimi dhe çfarë brohoritje kanë bërë në testin e parë kur dola se jam negativ”, tregon Isufi.
Ai njëherësh shton se përderisa koronavirusi është me shumë të panjohura, vërehet dhe frika te rrethi që tani të kenë kontakt me të. Megjithatë, Isufi shton se ka pasur edhe persona që e kanë telefonuar dhe kryesisht janë interesuar për simptomat e koronavirusit dhe procesin e shërimit.
Mjeku Ylber Isufi këtë javë përfundon pushimin mjekësor dhe javën tjetër do të kthehet në punë, duke kontribuar në luftën kundër koronavirusit.
“Me kënaqësi do e filloj punën dhe në qoftë se është nevoja, përsëri do të jem në pikën e parë të zjarrit, për shkak se popullata kërkon shërbimin dhe shpresën e ka te bluzat e bardha”, thotë mjeku Ylber Isufi.
Ai i porositë të gjithë qytetarët që me përpikmëri të respektojnë të gjitha rekomandimet e autoriteteve shëndetësore, pasi siç thotë ai, ky virus është mjaft serioz dhe periudha e shërimit është shumë e vështirë./REL/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Zgjedhjet në RMV, Abdixhiku: Sikur shqiptarët të bëheshin bashkë me një kandidat, sot do të ishin në balotazh
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Del rezultati përfundimtar në Bogovinë, këto janë rezultatet
Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje: "Unë po i jap fund jetës, amanet gruan dhe dy djemtë"
Del rezultati përfundimtar në Tearcë, këto janë rezultatet
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë
Dëshmitarja që pa vrasjen e gazetares britanike në vitin 1999, pretendon se pas këtij akti qëndron serbi i njohur si Legia
"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal
"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert