LAJMI I FUNDIT:

Rrëfimi i mjekes italiane nga vija e parë e frontit në luftën kundër coronavirusit: Nuk mund t’i përqafojë fëmijët, fle dhe ha vetëm

Rrëfimi i mjekes italiane nga vija e parë e frontit në luftën kundër coronavirusit: Nuk mund t’i përqafojë fëmijët, fle dhe ha vetëm

Një mjeke italiane ka rrëfyer për përvojat dhe sfidat personale që po i ka si mjeke në vijën e parë të frontit kundër coronavirusit në Itali.

“Kur jam në shtëpi ha vetëm, flejë vetëm. Fëmijëve u kam treguar të vërtetën, por nganjëherë dorëzohen dhe fillojë të qaj – kjo për faktin se nuk mund t’i shoh”, ka thënë ajo, transmeton Telegrafi.


Më poshtë ju sjellim rrëfimin e mjekes Federica Pezzetti, 37-vjeçe, njëherit drejtoreshë në spitalin Cremona në veri të Italisë, e cila ka dhënë një intervistë për të përditshmen italiane La Republica.

Ajo punon në vijën e parë të fronit në zonën më të goditur të Italisë – Lombardinë.

Sot në SHBA fillon testimi i vaksinës së shumëpritur, me të synohet të luftohet coronavirusi
Lexo po ashtu Sot në SHBA fillon testimi i vaksinës së shumëpritur, me të synohet të luftohet coronavirusi

“Një nga gjërat që me kalimin e kohës nuk mund të menaxhohet më është sesi nëna që jemi por që punojmë si staf mjekësor, nuk mund t’i përqafojnë më fëmijët tonë. Shumica prej nesh kemi filluar të dorëzohemi dhe kemi nevojë për psikologë”, ka shtuar ajo rrëfimin e saj.

Ajo ka vënë në pah sfidat që i ka si në jetën profesionale ashtu dhe në atë private. Pezzetti tha për La Republica se do të dëshironte ta përshkruante punën e mjekëve dhe infermierëve si “njerëz human”.

E pyetur se kur ka qenë herë e fundit kur ajo ka përqafuar të birin e saj, Pezzetti tha: “Për më shumë se dy javë. Unë dhe mjeket dhe infermieret tjera që jemi nëna, duhet të ndërmarrin masa preventive edhe kur jemi në shtëpi. Jam munduar t’ia shpjegoj birit që i ka vetëm 7 vjet. Kur shkoj në shtëpi ha vetëm, mbajë distancë ngas bashkëshorti. Flejë ndaras, me një fjalë i kushtojë më shumë rëndësi”.

Ajo ka folur edhe për orarin e stërgjatë dhe momentin kur në orët e para të mëngjesit kthehet në shtëpi e rraskapitur nga lodhja.

“Ndodh që kthehem në shtëpi në ora 3:30 të mëngjesit dhe në ora 8 nisem në punë. Gjithmonë e përqafoj dhe puth të birin – por vetëm në mendje. Ka mjekë që kanë larguar familjet e tyre në rajonet që kanë më pak rrezik ngas infeksioni. Është një neurokirurge që nuk i ka parë fëmijët për më shumë se tri javë. Gjithçka ka ndryshuar”, ka shtuar mjekja italiane.

Një grup hulumtuesish nga Australia pretendojnë se kanë gjetur kurën për coronavirusin
Lexo po ashtu Një grup hulumtuesish nga Australia pretendojnë se kanë gjetur kurën për coronavirusin

Ajo gjithashtu është pyetur nga gazetari i La Republica nëse ndonjëherë qan dhe ndjen mall për më të dashurit e saj.

“Po, por askush nuk më sheh. Ne qajmë kur jemi vetëm, në fshehtësi. Por është një moment i shkurtër sepse duhet ta rimarrim veten dhe t’i kthehemi punës; gjithmonë ka adrenalinë, zemërim dhe lot. Nganjëherë grindemi për gjëra të vogla; për dorëza që nuk kanë mbërritur ende dhe maska që zor se mund të gjenden, kjo na acaron shumë”.

Pezzetti ka pranuar se ekziston gjithmonë frika e infektimit, por jo për veten – për më të dashurit, ata që i ka gjithçka. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Aeroplani gjigant u “përplas” dy herë në pistën e aeroportit të Kalifornisë – rrotat nxirrnin tym – pastaj u ngrit përsëri

Aeroplani gjigant u “përplas” dy herë në pistën e aeroportit të Kalifornisë – rrotat nxirrnin tym – pastaj u ngrit përsëri

Amerika
SHBA po përgatit një paketë të re ndihme ushtarake prej 6 miliardë dollarësh për Ukrainën

SHBA po përgatit një paketë të re ndihme ushtarake prej 6 miliardë dollarësh për Ukrainën

Botë
Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Evropa
Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin

Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin "objektivat e buta" ruse

Evropa
Më shumë se gjysma e popullsisë së botës rrezikohet nga sëmundjet e përhapura nga mushkonjat, paralajmërojnë ekspertët

Më shumë se gjysma e popullsisë së botës rrezikohet nga sëmundjet e përhapura nga mushkonjat, paralajmërojnë ekspertët

Botë
A e ka fituar Ukraina fuqinë për të degraduar forcat ruse me raketat e reja amerikane?

A e ka fituar Ukraina fuqinë për të degraduar forcat ruse me raketat e reja amerikane?

Botë
Kalo në kategori