LAJMI I FUNDIT:

Rrëfimi i koloneles Afërdita Mikullovci, gruas së parë që udhëheq një drejtori rajonale të Policisë së Kosovës

Rrëfimi i koloneles Afërdita Mikullovci, gruas së parë që udhëheq një drejtori rajonale të Policisë së Kosovës

Kolonele, Afërdita Mikullovci, e cila është lindur dhe është rritur në pjesën veriore të Mitrovicës, deri pas luftës së fundit në Kosovë.

Ajo hyri në radhët e Policisë së Kosovës me gjeneratën e parë të policëve të rekrutuar pas përfundimit të luftës në vitin 1999.


Sot është e para dhe e vetmja grua në Kosovë që udhëheqë një drejtori rajonale të policisë.

Këtë pozitë ajo e mori në vitin 2018, plotë 19 vite pasi kishte veshur uniformën e kaltër, për të qenë në shërbim të qytetarëve të Kosovës, e për të kontribuar në sigurinë e tyre.

Për herë të parë në terren doli më 1 nëntor 1999, ndërkaq që nga atëherë kolonele Mikullovci, e cila është drejtoreshë e Drejtorisë Rajonale të Policisë në Mitrovicën e Jugut iu përkushtua profesionit.

“Në momentin që kam dalë, më 1 nëntor 1999, e kam veshur uniformën dhe kam dal në terren, në asnjë moment nuk më ka shkuar mendja të dorëzohem apo tërhiqem. E kam ndjerë shumë, e kam përjetuar edhe uniformën edhe reagimet e qytetarëve”, shprehet Mikullovci.

Kolonelja 46-vjeçare ka nën komandën e saj mbi 580 policë, shumica prej të cilëve burra, dhe një pjesë gra.

Drejtoria të cilën ajo e udhëheqë mbulon komunat: Mitrovicë e Jugut, Vushtrri e Skenderaj.

“Jam kyçur në polici shumë spontanisht, nuk u takoj atyre gjeneratave, “gjithmonë kam ëndërruar të jem police”. Unë nuk është se kam qenë ndodhta ithtare e uniformës në të kaluarën”, shprehet Mikullovci.


Ajo thotë se është nxitur që të hyjë në polici nga një shoqe e saj dhe mbështetur fuqishëm nga familja, e sidomos babai.

Kolonelja Mikullovci nisi punën në kohën kur Policia e Kosovës nuk kishte ende bazë me të dhëna, e më vonë u bë instruktore e e Divizionit të menaxhimit dhe lidershipit, e udhëheqëse e divizionit të trajtimit bazik.

“Një prej përvojave më të dhimbshme që e kam përjetuar ka qenë kur është vrarë kolegu, Enver Zymberi(2011). Atë ditë ka ndodhur çfarë ka ndodhur…të nesërmen i kam nisur njësitë për vend-shikim”, kujton ajo plot emocion.

Edhe pse pjesa veriore e Mitrovicës nuk është përgjegjësi e Drejtorisë Rajonale të Policisë në Mitrovicë, Mikullovci thotë se nuk mund të veprojnë lirshëm, siç do të vepronin nëse do ta kishin atë zonë nën kontroll.

“Pavarësisht që nuk e kemi barrën e pjesës veriore në një mënyrë është një barrë më tepër, për shkak që nuk mund të veprosh lirshëm, siç do të kishe vepruar nëse do ta kishim total situatën nën kontroll, ose rajonin nën kontroll”, shprehet kolonelja. /REL/

Në trend Lajme

Më shumë
Mbi 1 milion qytetarë të regjistruar deri më tani në Kosovë

Mbi 1 milion qytetarë të regjistruar deri më tani në Kosovë

Lajme
Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Lajme
Gjendet trupi i fëmijës së tretë të mbytur në Lumin Bunë, vazhdojnë kërkimet për Alma Arrazin

Gjendet trupi i fëmijës së tretë të mbytur në Lumin Bunë, vazhdojnë kërkimet për Alma Arrazin

Lajme
Shtatë xhaketa të ushtrisë, fishekë e radio lidhje – Policia njofton se çfarë u gjet në shtëpinë e të dyshuarit që sulmoi Policinë dhe KFOR-in

Shtatë xhaketa të ushtrisë, fishekë e radio lidhje – Policia njofton se çfarë u gjet në shtëpinë e të dyshuarit që sulmoi Policinë dhe KFOR-in

Siguri
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?

Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?

Lajme
“Para se të hidhej e pa Erdgysin me 18-vjeçaren

“Para se të hidhej e pa Erdgysin me 18-vjeçaren": Zbardhet dëshmia e motrës së Almës

Lajme
Kalo në kategori