LAJMI I FUNDIT:

Rrëfimi i “Mata Harit” ukrainase: Kështu i joshja dhe i drogoja luftëtarët pro-rusë (Video)

Rrëfimi i “Mata Harit” ukrainase: Kështu i joshja dhe i drogoja luftëtarët pro-rusë (Video)

Forcat kryengritëse pro-ruse në lindje të Ukrainës kanë arrestuar Lylia Koc, e njohur si “Mata Hari” ukrainase, të cilën e akuzojnë për joshje dhe rrëmbim të luftëtarëve rusë.

Separatistët pro-rusë, vlerësojnë se ukrainasja 28 vjeçare, punon për shërbimin inteligjent ukrainas SBU dhe se mban raporte të mira e partitë nacionaliste në Ukrainë.


Lylia u arrestua në Donetsk, derisa ishte në një lidhje miqësie me një luftëtar pro-rus, të cilin kishte provuar ta drogonte dhe ta nxirrte në territorin që është nën kontrollin e Kievit.

Sipas burimeve nga tabori i separatistëve pro-rusë, ajo ka pranuar se ishte stërvitur për të “manipuluar meshkujt”, transmeton Telegrafi.

Ajo gjithashtu ka pranuar se kishte kryer trajnime për të ushtruar rolin e agjentit special, duke mësuar fshehtësitë e joshjes, duke praktikuar edhe marrëdhëniet seksuale me disa nga viktimat e saj.

“Më është dashur të jem e afërt me personat që i kisha cak, në mënyrë që të mësoja më shumë për aktivitetin e tyre. Këtu ishte e përfshirë edhe marrëdhënia seksuale, kurse bisedat me personat që spiunoja i regjistroja”, ka treguar Lylia, e cila ka stërvitur edhe shkathtësitë klasike ushtarake, siç janë: gjuajta me armë, vendosja e eksplozivit, leximi i hartave, skicave dhe gjëra të tjera, shkruan Daily Mail, transmeton Telegrafi.

Nuk dihet se në çfarë rrethanash dhe nën çfarë kërcënimesh mund të ketë bërë “pranimin” e fajësisë ukrainasja Lylia, por deklarata e saj i është përcjellur kontrollorëve të SBU nga organizata nacionaliste Sektori i Djathtë, gjë që lë të dyshohet në lidhjen ndërmjet Liljes dhe luftëtarëve ukrainasë.

Zëdhënësi i këtij grupi luftarak ukrainas ka mohuar se Lylia është anëtare, apo edhe vullnetare e kësaj organizate. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Treni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua

Treni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua

Azia
U hodh nga shkëmbi famëkeq në det, por britaniku gjykoi gabimisht: Videoja horror po përhapet në rrjetet sociale

U hodh nga shkëmbi famëkeq në det, por britaniku gjykoi gabimisht: Videoja horror po përhapet në rrjetet sociale

Evropa

"Mos e provokoni Iranin", paralajmëron zëdhënësi i Hezbollahut

Botë
Pse Irani po mundohet ta fshehë sulmin izraelit?

Pse Irani po mundohet ta fshehë sulmin izraelit?

Botë
Argjentina zyrtarisht kërkon t'i bashkohet NATO-s

Argjentina zyrtarisht kërkon t'i bashkohet NATO-s

Botë
Shpërthim në një bazë ushtarake irakiane që kishte lidhje me Iranin, SHBA-ja dhe Izraeli thonë se nuk e kryen sulmin

Shpërthim në një bazë ushtarake irakiane që kishte lidhje me Iranin, SHBA-ja dhe Izraeli thonë se nuk e kryen sulmin

Azia
Kalo në kategori