LAJMI I FUNDIT:

Rrëfimi dramatik i Wayne Rooneyt për të 20-tat e tij ka shokuar të gjithë në Angli

Rrëfimi dramatik i Wayne Rooneyt për të 20-tat e tij ka shokuar të gjithë në Angli

Wayne Rooney ka bërë një rrëfim shokues si i ftuar në një podcast të organizuar nga Rob Burrow, një ish-lojtar i ragbyt.

Legjenda angleze ka zbuluar se që në fillim të karrierës së tij kishte probleme me faktin se ishte i famshëm.


“Në një moment u tërhoqa në vetvete, u mbylla në shtëpi për disa ditë. Kur isha në të 20-at e mia, alkooli më relaksonte, piva derisa më ra të fikët”, bëri të ditur trajneri i ri i Birminghamit.

Wayne Rooney mund të debutojë si boksier dhe të përballet me Jake Paul
Lexo po ashtu Wayne Rooney mund të debutojë si boksier dhe të përballet me Jake Paul

Rooney hyri në futbollin profesionist në moshën 16-vjeçare si lojtar i Evertonit, ai u bë anëtar i kombëtares së Anglisë në moshën 17-vjeçare dhe u transferua në Manchester United në moshën 18-vjeçare. Në United, ai u bë golashënuesi më i mirë në historinë e klubit.

“Unë nuk shoqërohesha shumë me njerëz të tjerë në atë kohë, më vinte turp. Më dukej sikur i zhgënjeva të gjithë rreth meje, nuk dija si ta përballoja”, ka vazhduar Rooney me rrëfimin e tij.

Rooney tregon se cili sulmues do ta ndihmonte Manchester Unitedin të luftonte për tituj
Lexo po ashtu Rooney tregon se cili sulmues do ta ndihmonte Manchester Unitedin të luftonte për tituj

“Nëse nuk e pranon ndihmën dhe këshilla të të tjerëve, shumë lehtë e gjen veten në një situatë ku arrini fundin. Kështu më ndodhi mua në ato pak vite”.

“Për fat të mirë sot nuk kam më frikë të flas për problemet që më shqetësojnë”, përfundoi Rooney. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Historia e pabesueshme e ‘heroit’ që mposhti PSG-në: Pseudonimin e mori për shkak të dhëmbëve, deri në moshën 30-vjeçare ishte në kategorinë e dytë

Historia e pabesueshme e ‘heroit’ që mposhti PSG-në: Pseudonimin e mori për shkak të dhëmbëve, deri në moshën 30-vjeçare ishte në kategorinë e dytë

Ndërkombëtare
Autobusi i PSG-së e la Mbappen në stadium pas humbjes nga Dortmundi, në aeroport shkoi me transport privat

Autobusi i PSG-së e la Mbappen në stadium pas humbjes nga Dortmundi, në aeroport shkoi me transport privat

Liga e Kampionëve
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Vedat Muriqi afër rikthimit në Turqi, pritet ta zëvendësojë yllin e madh

Vedat Muriqi afër rikthimit në Turqi, pritet ta zëvendësojë yllin e madh

Ndërkombëtare
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Real Madridi merr vendim për të ardhmen e Modric dhe Kroos

Real Madridi merr vendim për të ardhmen e Modric dhe Kroos

La Liga
Kalo në kategori