I dashuri i saj nga shkolla e mesme thotë për RTL se kjo informatë jo vetëm se e ka befasuar, por edhe e ka tronditur.


amina3Aminah, dikur

...

"Ne gjithmonë mendojmë se kjo ndodh diku tjetër, se al-Qaeda dhe terroristë nuk ka këtu. Sidomos kur dihet se Irena është nga një familje katolike ku këto gjëra me siguri nuk i ka mësuar”, ka thënë Miro Levak.

amina4Irena Horak alias Aminah

“Më vjen keq për këtë që kam dëgjuar. Nuk mund ta besoj”, ka thënë trajneri i saj i atletikës, Zvonimir Ivekovic.

Më herët Telegrafi ka raportuar shkrimin e ditores daneze “Jyllands posten”, për deklaratën e ish-agjentit Morten Storm, i cili ka thënë se ka pranuar 250 mijë dollarë për organizimin e udhëtimit të një femre nga Kroacia në Jemen, që ajo të bëhet gruaja e tretë e imamit radikal amerikano-jemenas, Anwar al-Awlaki. Qëllimi ishte: lokalizimi dhe vrasja e tij.

amina5

“Detyra ishte për të gjetur dikë që i ngjanë atij, me të njëjtën ideologji dhe mentalitet”, ka thënë Strom.

Gruan 36 vjeçare, të cilën ai e përshkruante si një bionde mahnitëse nga Zagrebi që u konvertua në islam, e gjeti nëpërmjet rrjetit social Facebook, ndërsa në prill 2010 u takua me të në Vjenë.

amina5b

Dy muaj më vonë, thotë Storm, ajo fluturoi në Sana, në kryeqytetin e Jemenit, duke mos ditur se në bagazh kishte pajisje ndjekjeje për ta lokalizuar Awlakin, gjë që do t’i mundësonte CIA-s likuidimin e tij.

Storm tha më parë se plani nuk u realizuar, sepse gruaja e ardhshme u largua nga Sana, duke e lënë bagazhin në kryeqytetin jemenas.

amina6Aminah dhe i dashuri i saj i par mysliman

Anwar Al Awlaki është vrarë më vonë nga një fluturake amerikane pa pilot. Ndërsa, tek tash zbulohet edhe identiteti i kroates e cila u konvertua në islam, atëherë kur në një dasmë takohet dhe dashurohet në një britanik të besimit islam. Pas disa muajsh ajo studion Kur’anin, mbulohet dhe shmangë shoqërinë e meshkujve. Britanikun e ka braktisur, sepse sipas saj i duhej dikush më radikal.

Spiuni i dyfishtë danez, që ishte edhe bashkëpunëtorë i CIA-së, ka thënë sot për mediat skandinave se PET ka dëshiruar ta blejë heshtjen e tij në lidhje me këtë aferë. Ofertën thotë se e ka refuzuar meqë “PET ka shkelur shumë premtime të dhëna”, përfshirë edhe atë për lejen e qëndrimit të gruas së tij të huaj.

amina7Aminah sot...

PET dhe CIA kurrë zyrtarisht nuk ka konfirmuar e as mohuar nëse Storm ka punuar për ta. Por, duket se të gjitha pretendimet në media janë vërteta, meqë deri tash nuk ka pasur asnjë reagim.

Storm ishte një kriminel ordiner i cili rastësisht futet në rrjetet e radikalëve islamikë, pasi në fund të viteve ’90 të shekullit të kaluar konvertohet në islam dhe quhet Murad Storm. Ai thotë se myslimanë ka qenë vetëm me detyrë dhe se për PET dhe CIA ka punuar gjashtë vjet rresht. 

 

Në Jemen ai shoqërohet me radikalët islamikë, madje e fiton besimin e al-Awlakit, një nga liderët e atëhershëm të al-Qaedas, i cili i kërkon që t’ia gjejë për grua një bukuroshe nga Perëndimi. Ai ia gjeni gruan Aminah, 36 vjeçaren e bukur e cila në Zagreb punonte si defektologe dhe e cila ishte adhuruese e madhe e al-Awlakit.

Siç e cekëm, Al-Awlaki u vra shtatorin e kaluar, ndërsa meritat për gjetjen e vendqëndrimit të një prej njerëzve më të kërkuar nga amerikanët tashti Storm ia atribuon vetit. 

Aminah më vonë ka vazhduar kontaktet me Stormin, përmes mesazheve të koduara, duke mos ditur se kështu po punon edhe për shërbimet perëndimore. Kështu, para disa muajve ajo i ka treguar se punon për revistën “Inspire” dhe se ka dashur të bëhet sulmuese vetëvrasëse, por këtë, si femër që është, eprorët nuk ia kanë lejuar. Ajo po ashtu ka thënë se dëshiron të vdes si burri i saj, imami al-Awlaki, me vuajtje.

Lokacioni i saktë i saj është ende i panjohur. /Telegrafi/