LAJMI I FUNDIT:

Rrahu ish-bashkëshorten derisa ishte në orar të punës, arrestohet burri në Gjilan

Rrahu ish-bashkëshorten derisa ishte në orar të punës, arrestohet burri në Gjilan
Foto: Ilustrim

Një person është arrestuar të martën rreth orës 13:00 në Gjilan, pasi dyshohet për veprën penale “Dhunë në familje”.

Policia njofton se i njëjti dyshohet se ka sulmuar fizikisht ish-bashkëshorten e tij, derisa ajo ishte në orarin e punës.


“Gjilan 05.07.2022 – 13:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se përderisa viktima femër kosovare ishte në orarin e punës ishte sulmuar fizikisht nga ish bashkëshorti i saj”, thuhet në raportin e policisë.

Me vendim të Prokurorit të Shtetit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Ndryshe, gjatë së martës policia njofton se në Kosovë janë raportuar edhe katër raste të tjera të dhunës në familje; në magjistralen Ferizaj-Prishtinë, në Pejë, një në Malishevë dhe një tjetër në Mitrovicë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Jehona Hulaj
KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

Politikë
U arrestua për sulm fizik ndaj një vozitëse dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Policia jep detaje të rastit në Prishtinë

U arrestua për sulm fizik ndaj një vozitëse dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Policia jep detaje të rastit në Prishtinë

Kronika e Zezë
Fitim Doda ndalohet për vrasjen në tentativë në rrugën 'Haxhi Zeka', prokuroria kërkon paraburgim

Fitim Doda ndalohet për vrasjen në tentativë në rrugën 'Haxhi Zeka', prokuroria kërkon paraburgim

Drejtësi
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori