LAJMI I FUNDIT:

Rrahje para Kuvendit të Serbisë, pjesëtarët e sigurimit të Sheshelit godasin me shkopinj bejsbolli të riun (Video)

Rrahje para Kuvendit të Serbisë, pjesëtarët e sigurimit të Sheshelit godasin me shkopinj bejsbolli të riun (Video)

Lideri i Partisë Radikale Serbe, Vojisllav Sheshel, ka mbërritur sot para ndërtesës së parlamentit të Serbisë, ku është pritur nga një grup qytetarësh, gazetarë por edhe pjesëtarët të opozitës.

Pikërisht para ndërtesës së parlamentit ku ka filluar seanca në të cilën do të diskutohet për Kosovën dhe që pritet të flet presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka ndodhur një incident, transmeton Telegrafi.


Siç mund të shihet në videon e publikuar më poshtë, derisa Sheshel po dilte nga vetura, ka ndodhur një rrahje të cilës i parapriu një konflikt verbal, me ç’rast pjesëtarët e sigurimit të Sheshelit dolën nga vetura dhe me shkopinj të bejsbollit goditën një djalë të ri që po qëndronte me anëtarët e partisë së Boshko Obradoviq.

Siç raportojnë mediat serbe i riu i sulmuar është pjesë e zyrës së komunikimit të partisë Dveri. Por, ishin pikërisht anëtarët e tjerë të partisë së Sheshelit dhe Obradoviqit që nuk lejuan që situata të eskaloj më shumë. /Telegrafi/