LAJMI I FUNDIT:

Rrahje në Suharekë, arrestohen katër persona

Rrahje në Suharekë, arrestohen katër persona
Foto: Ilustrim

Katër persona janë arrestuar të cilët pas një mosmarrëveshje ishin rrahur mes veti dhe më pas njëri prej të dyshuarve ka shtënë në ajër me një armë zjarri.

Sipas raportit të policisë, ngjarja ka ndodhur të martën rreth orës 05:10, në Suharekë.


Siç thuhet në raport, te të dyshuarit dhe vendi i ngjarjes njësiti policor ka gjetur dhe ka konfiskuar një pistoletë me 12 fishekë dhe dy gëzhoja të kalibrit 9 mm.

“Si pasojë e rrahjes njëri prej të dyshuarve ka pranuar tretman mjekësor, kurse pas intervistimit me vendim të prokurorit 4 të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/