LAJMI I FUNDIT:

Rrahje mes disa personave në Gjakovë, hundë të thyera e lëndime të rënda, dy të arrestuar

Rrahje mes disa personave në Gjakovë, hundë të thyera e lëndime të rënda, dy të arrestuar
Foto: Ilustrim

Një rrahje ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në Rrugën “Abdullah Babalija” në Gjakovë, ku disa persona janë lënduar rëndë.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Nysret Gjurkaj ka konfirmuar për Telegrafin se njërit person i është thyer hunda, ndërkaq situata ka eskaluar ku janë përfshirë edhe disa të tjerë.

Gjithçka kishte filluar pas një mosmarrëveshje mes dy personave, ku viktima kishte shkuar tek i dyshuari për tu sqaruar me të.

“Datë 29.12.2021 pas orës 21:00 , ne Rr.”Abdullah Babalija”- Gjakovë, përderisa viktima  kishte shkuar tek i dyshuari për tu sqaruar rreth një mosmarrëveshje te mëhershme, i dyshuari menjëherë kishte goditur viktimën me grushte fillimisht në hundë duke i shkaktuar lëndim të rëndë trupor (frakturë të hundës) më pastaj ka eskaluar situata ku të gjithë personat e përfshirë kanë filluar të godasin njëri-tjetrin duke i shkaktuar lëndime të lehta trupore në pjesë të ndryshme të trupit. Të gjithë personave të lënduar i është ofruar tretmani mjekësor”, tha Gjurkaj për Telegrafin.

“Lidhur me rastin janë njoftuar të gjitha njësitet relevante policore si dhe Prokurori Kujdestar ku me urdhër të tij i dyshuari ndalohet për 48 orë ndërsa dy të dyshuar lirohen  në procedurë të rregullt. Rasti nën hetime”, njoftoi Gjurkaj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

Lajme
Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Kronika e Zezë
Një derë e re për drejtësi: Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Një derë e re për drejtësi: Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Drejtësi
Gjendet në një humnerë personi i raportuar si i zhdukur në Prevallë

Gjendet në një humnerë personi i raportuar si i zhdukur në Prevallë

Kronika e Zezë
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Juristat e UP-së të tretët në botë në garën ndërkombëtare për drejtësi

Juristat e UP-së të tretët në botë në garën ndërkombëtare për drejtësi

Arsim
Kalo në kategori