LAJMI I FUNDIT:

Rrahje masive me mjete të forta në Viti, arrestohen katër persona

Rrahje masive me mjete të forta në Viti, arrestohen katër persona
Foto: Ilustrim

Katër persona janë arrestuar të cilët pas një mosmarrëveshje janë rrahur në mes vete duke përdorur mjete të forta (vegla punë dhe thikë).

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të mërkurën rreth orës 17:00 në fshatin Drobesh, në Viti.


Tutje bëhet e ditur se të lënduarit kanë pranuar tretman mjekësor.

“Janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj  kosovarë pasi që pas një mosmarrëveshje janë rrahur në mes vete duke përdorur mjete të forta (vegla pune dhe thikë). Të lënduarit kanë pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raport.

Ndërkaq, me urdhër të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. /Telegrafi/