LAJMI I FUNDIT:

I rrahin dhe madje ua ‘shkulin’ edhe thonjtë: Vuajtjet e migrantëve, Der Spiegel publikon pamjet e brutalitetit nga kufiri i Kroacisë

I rrahin dhe madje ua ‘shkulin’ edhe thonjtë: Vuajtjet e migrantëve, Der Spiegel publikon pamjet e brutalitetit nga kufiri i Kroacisë

Gazeta gjermane Der Spiegel ka botuar një artikull në të cilin pretendohet se oficerët e policisë kroate rrahën migrantët ndërsa përpiqeshin të kalonin kufirin nga Bosnja dhe Hercegovina.

Përveç dëshmive të migrantëve, ata gjithashtu publikuan një video që tregon një migrant të rrahur në anën boshnjake të kufirit me pantallona të lagura dhe pa këpucë dhe një person me uniformë në anën tjetër, përcjell Telegrafi.


Kjo është vetëm një nga shumë dëshmitë në vitet e fundit në lidhje me dhunën e pretenduar nga oficerët e policisë kroate në kufirin me BeH.

Rrahjet, goditjet elektrike dhe madje “grisja” e thonjve të këmbëve janë disa nga akuzat e bëra nga migrantët kundër oficerëve të policisë kroate.

Këtë herë, shkruan Index.hr, Der Spiegel arriti të konfirmojë disa nga këto akuza dhe t’i vërtetojë ato me regjistrime.

Njëri nga rrëfimet që sjell mediumi gjerman është ai i Ibrahimit.

Pakistanezi i ri ishte nisur nga Kashmiri dy vjet më parë për të arritur në Evropë.

Por në një ditë të ftohtë në fund të marsit, policia kroate e tërhoqi zvarrë atë dhe refugjatët e tjerë nga automjeti, kujton Ibrahim.

Më shumë forca të sigurisë po prisnin jashtë ata vishnin “maska” të zeza për të fshehur fytyrat.

Siç thuhet në shkrimin e mediumit gjerman, përcjell Telegrafi, burrat i detyruan refugjatët të hiqnin xhaketat, këpucët dhe pantallonat, dhe një nga një, burrat me kapuç u rreshtuan.

Një nga burrat me maska e kapi Ibrahimin për qafe dhe e tërhoqi atë drejt lumit, sipas kujtimeve të tij.

Të tjerët e rrahën, duke synuar shpinën, krahët dhe këmbët e Ibrahimit. “Ata po më rrihnin si të çmendur”, thotë ai.

Nga frika, ai kërkoi që të mos identifikohej me mbiemrin e tij në këtë artikull.

Ibrahimi kujton një degë të gjatë dhe të trashë që u lëndua veçanërisht keq kur u godit me të.

Tre refugjatë të tjerë thonë se ata u rrahën me një shufër metalike.

Rrahjet zgjatën disa minuta dhe burrat me kapuç e shtynë atë deri në lumin Glina, kufiri natyror midis Kroacisë dhe Bosnjë-Hercegovinës në fshatin Poljana.

Lumi është vetëm disa metra i gjerë atje.

“Shpejt, kërce”, bërtiti një nga burrat e maskuar në anglisht, thotë Ibrahim. “Kthehu në Bosnje!”.

Ndryshe, sipas Der Spiegel, përcjell Telegrafi, Bashkimi Evropian mbylli rrugën Ballkanike për migrantët në vitin 2016, pasi ajo ishte përdorur në muajt e mëparshëm nga qindra mijëra refugjatë nga Siria dhe vendet e tjera ndërsa po dilnin drejt Evropës Perëndimore.

Në anën tjetër të kufirit, zyrtarët kroatë patrullojnë kufirin. Por kjo nuk i ndalon refugjatët të niseshin çdo natë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë

Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë

Botë
Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Botë
Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Evropa
Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Evropa
Zbulohen detaje dhe pamje të vjedhjes nga grupi kriminal serb “Pink Panther” në një argjendari në Greqi – bie në sy një detaj

Zbulohen detaje dhe pamje të vjedhjes nga grupi kriminal serb “Pink Panther” në një argjendari në Greqi – bie në sy një detaj

Botë
A e ka fituar Ukraina fuqinë për të degraduar forcat ruse me raketat e reja amerikane?

A e ka fituar Ukraina fuqinë për të degraduar forcat ruse me raketat e reja amerikane?

Botë
Kalo në kategori