LAJMI I FUNDIT:

Rrahën nxënësin e tyre 12-vjeçar, arrestohen dy mësimdhënës në Malishevë

Rrahën nxënësin e tyre 12-vjeçar, arrestohen dy mësimdhënës në Malishevë
Foto: Ilustrim

Dy mësimdhënës kanë rrahur një nxënës 12 vjeçar në shkollën e fshatit Shkozë të Malishevës , duke i shkaktuar lëndime të lehta trupore.

Rastin e ka konfirmuar për Telegrafin zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Nysret Gjurkaj.


Ai ka thënë se “më 08.10.2021, rreth orës 19:00 prindi i viktimës ka paraqitur në stacion policor  se fëmija i tij i moshës 12 vjeçare nxënës i klasës së VII-të në SH.F.M.U. “Sali Bytyqi” në fshatin Shkozë deri sa ishte duke qëndruar ne korridor të shkollës ne katin e dytë rreth orës 15:30, ishte keqtrajtuar dhe rrahur nga dy të dyshuarit mësimdhënës të kësaj shkolle duke i shkaktuar lëndime te lehta trupore ne pjesën e fytyrës dhe mbrapa kokës në pjesën e qafës”.

“Viktima ka pranuar trajtim mjekësor në QKMF Malishevë. Është siguruar prezenca e dy të dyshuarve nga te cilët janë marrë deklarata me shkrim dhe në konsultim me prokurorin kujdestar”, ka thënë Gjurkaj.

Sipas tij dy të dyshuarit janë në ndalim policor prej 48 orësh. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Drejtësi
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Kalo në kategori