Këngëtarja e njohur shqiptare, Rovena Dilo, është shumë e pëlqyer për këngët e saj të suksesshme ndër vite.

Ajo është vazhdimisht e angazhuar në projekte muzikore dhe televizive, gjersa së fundmi është bërë pjesë e eventit të modës të organizuar nga stilisti Joni Peçi në Tiranë.


Këngëtarja e hitit "Rrëfimi" ka qenë një nga muzat e stilistit, e cila është shfaqur si një "Rovenë e re" në këtë revy të modës.

341739255 1309735709582219 6034108037863503704 n

E veshur me një kostum të zi me material lëkure që thekson linjat e saj trupore, Revena dukej më se në formë të mirë trupore.

Ajo i ndau disa fotografi me ndjekësit e saj nga kjo paraqitje, duke marrë pëlqime dhe komente të shumta nga fansat e saj.

341558736 783938879536900 183227463530890377 n 1

Rovena DIlo përndryshe u paraqit fundvitin e kaluar në festivalin e RTSh-së me këngën "Motit"< ku edhe u shpërblye me Çmimin e Karrierës. /Telegrafi/

341787607 645785094042620 9066777405716694171 n

341739257 779267340081359 414409693484394546 n Rovena Dilo (Foto: Dejan Milicevic)