Rosela Gjylbegu: “Rruga e zemrës” mi hapi shumë dyer

Këngëtarja nga Shqipëria thotë se kjo periudhë i kujton asaj kohën kur një vit më parë ajo përgatitej për të marrë pjesë në Festivalin “Kënga Magjike”.
Pas suksesit të madh me hitin “Rruga e zemrës”, Rosela tash është bërë pjesë e administratës se Kuvendit të Shqipërisë dhe ka deklaruar se ndjehet me fat që ka rastin të punojë me Jozefina Topallin.
“E konsideroj veten shumë me fat që më është dhënë mundësia të punoj pranë zonjës Jozefina Topalli, të cilën e vlerësoj mbi të gjitha për profilin e saj të spikatur në politikë, dhe e çmoj marrëdhënien e veçantë që znj. Topalli ka krijuar me stafin e saj”, ka thënë Rosela. /BW/Telegrafi/
Nga
Telegrafi
10/09/2010













































