Ronela Hajati uron partnerin për ditëlindje, por nuk ia ka zbuluar akoma identitetin

Këngëtarja e njohur shqiptare, Ronela Hajati, ka zgjedhur të ndajë një mesazh të ëmbël për partnerin e saj në ditëlindjen e tij.
Ajo ka postuar në InstaStory një fotografi ku shihen së bashku në momente intime, duke treguar lidhjen e afërt mes tyre.
“Gëzuar ditëlindjen zemër. Uroj që të realizohen të gjitha dëshirat e zemrës tënde”, ka shkruar ajo krahas fotos.

Megjithatë, edhe pse Ronela ka zgjedhur të ndajë këtë moment të veçantë me fansat e saj, identiteti i të dashurit të saj të ri ende mbetet sekret.
Këngëtarja nuk ka dhënë asnjë detaj mbi partnerin, duke lënë të hapur kuriozitetin e ndjekësve.
Nga ana tjetër, artistja vazhdon të fokusohet në karrierën muzikore.
Ajo është duke punuar në projekte të reja që pritet të bëjnë bujë në skenën muzikore shqiptare, duke treguar se pasioni i saj për muzikën mbetet prioritet kryesor. /Telegrafi/





























































