Ronela Hajati vazhdon të jetë ndër artistet shqiptare që gjithmonë sjell të reja në treg.

Pothuajse secili projekt muzikor është prodhim i saj, në të cilët ajo tregon talentin e mrekullueshëm që ka.


Ndërkaq, edhe në rrjete sociale ajo është mjaft aktive, duke ndarë imazhe nga përditshmëria, dhe jo vetëm.

ronelahajatiofficial 125084478 184785963189164 6445513337467549089 n (Foto: Instagram)

Në një fotografi të fundit, Ronela është shfaqur atraktive, teksa ka përçuar edhe një mesazh të koduar.

“Pi raki dhe mendoj për ty”, ka shkruar ajo në përshkrim.

ronelahajatiofficial 123529026 198495501684813 5753673164960107101 n 1 (Foto: Instagram)

Bukuroshja është komentuar mjaft shumë nga ndjekësit, pasi shfaqej me një stil tejet unik.

Theksojmë se artistja ka bërë të ditur se së shpejti do të sjellë edhe një projekt muzikor, por pa dhënë detaje të mëtutjeshme. /Telegrafi/