Ronela Hajati me paraqitje sensuale në klipin e këngës së re "Si yll"

Artistja e njohur shqiptare, Ronela Hajati, ka lansuar këngën e re të titulluar “Si Yll”.
Ajo e ka kompletuar projektin edhe nga ana vizuale me një paraqitje mjaft sensuale në videoklip.
Teksti dhe muzika është bërë nga vet këngëtarja me aranzhim nga Tull Productions.

Videoja ndërkohë i është besuar produksionit të njohur, FullMoon Production.

Ronela shquhet për klipet që realizon, veshjet që përzgjedh e shpesh edhe për për performancat që sjell.

Këngën tashmë të plotë mund ta gjeni në platformën YouTube, në kanalin zyrtar të Hajatit.
E njëjta është prej vitesh pjesë e estradës, por vazhdon të jetë akoma në top formë. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
23/05/2023
Top Lajme
BBVK
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





























































