Ronela Hajati nesër sjell këngën e parë nga albumi i ri “Rron”

Këngëtarja nga Shqipëria, Ronela Hajati, është mjaft e hapur me fansat e publikun dhe vazhdon t’i azhurnojë për më të rejat në jetë e karrierë profesionale.
Ajo së fundmi njoftoi se nesër (e hënë) sjell këngën e parë “Prologue” të albumit “Rron”.
Këtë e bëri të ditur përmes një postimi të ndarë në llogarinë e saj personale, Instagram.
Postimi i plotë i Hajatit (pa ndërhyrje):
“Neser - 15 MARS - Ora 18:00 - "PROLOGUE" Nesër - 15 Mars - "PROLOGUE" në YouTube dhe në të gjitha platformat e tjera digjitale. "Prologue" eshte parathenia e albumit "RRON" Besoj te gjithe jemi ndjere njehere ne jete si ne kenge! P.s Nuk eshte personale. Uroj me gjithe shpirt ta pelqeni , por edhe po se pelqyet jane 10 kenge qe presin ne rradhe! “Prologue” është kënga e parë e albumit: Rron. Shpresoj që do ta shijoni dhe nëse nuk e kuptoni lexoni me titra. Faleminderit shume te gjithe atyre qe kane bashkepunuar per te dale sa me mire ky projekt”.
Ronela është duke e bërë rikthimin në skenë pas thuajse një viti të plotë. /Telegrafi/





























































