Ditën e sotme (e mërkurë) është mbajtur nata finale e edicionit të 60-të të Festivalit të Këngës në RTSH.

Derisa edhe rrugëtimit të sivjetmë i erdhi fundi, Ronela Hajati, është shpallur fituese e Festivalit të Radio Televizionit Shqiptar me këngën "Sekret".


Në vend të dytë u rendit këngëtari Alban Ramosaj me projektin "Theje", kurse vendin e tretë e zuri Eldis Arnjeti dhe Rrezarta Smaja.

268783186 375634380998517 5015553276732630918 n Foto: YouTube

Artistja e njohur u shpall fituese pas tre netësh konkurrimi mes 20 krijimesh të përzgjedhura për Fest’ 60.

Hajati ndërkaq do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision Song Content që zhvillohet në Torino të Italisë në 2022.

269334005 3099117853635302 558306391814899739 n Foto: YouTube

Kjo natë, ashtu si dy netët e para, solli emocione, surpriza e interpretime të jashtëzakonshme.

Rrugëtimi i Shqipërisë në Festivalin Evropian deri më tani ka bërë 16 vite pjesëmarrje. /Telegrafi/