LAJMI I FUNDIT:

Ronaldo tashmë ka gjetur “klubin e preferuar” që dëshiron t’i bashkohet në këtë afat

Ronaldo tashmë ka gjetur “klubin e preferuar” që dëshiron t’i bashkohet në këtë afat

Ylli i Mançester United, Cristiano Ronaldo thuhet se po insiston për t’u bashkuar me Bayern Munichun teksa është kthyer në Angli për bisedime të vështira me Erik ten Hag. Portugezi kërkoi të largohej nga Old Trafford pasi nuk arritën të kualifikoheshin në Ligën e Kampionëve sezonin e kaluar, por Djajtë e Kuq duket se nuk janë në disponim për të shitur dhe agjenti i lojtarit, Jorge Mendes, ende nuk ka mundur t’i gjejë atij një klub të ri.

Rikthimi i 37-vjeçarit në Old Trafford ishte mbresëlënës në nivel individual, duke shënuar 24 gola në të gjitha garat dhe duke përfunduar i treti në garën për Këpucën e Artë të Ligës Premier. Por, si kolektiv ishte një nga sezonet më të këqija në historinë e kohëve të fundit të United, duke u pozicionuar në vendin e gjashtë.


Kjo e lë Ronaldon të përballet me një sezon pa futbollin e Ligës së Kampionëve për herë të parë në pothuajse dy dekada, dhe pasi u përqendrua në vendimin e tij, 37-vjeçari u tha Djajve të Kuq se do të dëshironte të largohej në fillim të këtij muaji.

Ronaldo kthehet në Mançester që të bisedojë për të ardhmen e tij, do të ketë një takim të veçantë me Ten Hag
Lexo po ashtu Ronaldo kthehet në Mançester që të bisedojë për të ardhmen e tij, do të ketë një takim të veçantë me Ten Hag

Ish-superylli i Real Madridit u kthye në Angli të hënën në mbrëmje dhe do të zhvillojë bisedime me Ten Hag për të ardhmen e tij gjatë ditëve në vijim. Me më pak se dy javë deri në ndeshjen hapëse të United kundër Brighton, afati i mundësive për të shitur dhe nënshkruar një zëvendësues po zvogëlohet vazhdimisht.

Sipas gazetarit Pedro Sepulveda, Ronaldo dëshiron të bashkohet me Bayern Munichun, pavarësisht se klubi gjerman distancohet nga çdo marrëveshje e mundshme. Bavarezët ka një vend vakant të profilit të lartë në krye pas ndarjes nga ylli, Robert Leëandoëski, i cili iu bashkua Barcelonës.

Gjetja e Ronaldos për një klub të ri nuk ka qenë një proces i lehtë dhe Mendes supozohet se ka informuar palët e interesuara se sulmuesi do të ishte i gatshëm të merrte një ulje page prej 30 për qind për të hequr dorë nga Djajtë e Kuq. Chelsea diskutoi mundësinë përpara se të vendoste kundër lëvizjes, ndërsa ekipe si Napoli dhe Atletico Madrid mendohet të jenë në garë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Meç i madh i boksit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk - detajet minutë pas minute

Meç i madh i boksit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk - detajet minutë pas minute

Boks
Real Madrid ka një bishë 19-vjeçare në skuadër: Turku i talentuar Arda Guler tregoi trupin pas stërvitjeve të shumta

Real Madrid ka një bishë 19-vjeçare në skuadër: Turku i talentuar Arda Guler tregoi trupin pas stërvitjeve të shumta

La Liga
Gjithçka çfarë duhet të dini për meçi mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk: Koha, titujt, rekordet dhe pesha e tyre

Gjithçka çfarë duhet të dini për meçi mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk: Koha, titujt, rekordet dhe pesha e tyre

Boks
Mbrojtësi i Borussia Dortmund trondit me pamjen e tij - ai fiton 10 milionë euro në vit dhe pas dy javësh ka finalen e Ligës së Kampionëve

Mbrojtësi i Borussia Dortmund trondit me pamjen e tij - ai fiton 10 milionë euro në vit dhe pas dy javësh ka finalen e Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve
Modric refuzoi dy oferta të mëdha për të qëndruar në Real Madridi, madje ka ulur edhe pagën

Modric refuzoi dy oferta të mëdha për të qëndruar në Real Madridi, madje ka ulur edhe pagën

Serie A
Zvicra publikon listën preliminare për Euro 2024, mes tyre gjashtë shqiptarë

Zvicra publikon listën preliminare për Euro 2024, mes tyre gjashtë shqiptarë

Përfaqësueset
Kalo në kategori