Juvenusi ka kaluar në epërsi ndaj Manchester Unitedit me golin e shënuar nga Cristiano Ronaldo.

Zonja e Vjetër është treguar më e fortë në këtë përballje duke sulmuar dhe duke qëlluar dy herë shtyllën.


Pjesa e parë u mbyll pa gola.

Në pjesën e dytë Juventusi shtoi sulmet.

Një pasim shumë i bukur i Leonardo Bonuccit nga 30 metra shkoi drejt Cristiano Ronaldos i cili me një goditje me të parën shënoi për 1-0.

Ai festoi këtë gol që është i pari këtë edicion në Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/

https://twitter.com/JuveGrit/status/1060281775925137408

telegrafi sport app