LAJMI I FUNDIT:

Ronaldo preferon Salahun para Hazardit

Ronaldo preferon Salahun para Hazardit
Mohamed Salah (Getty Images)

Mediat spanjolle raportojnë se ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo do të preferonte më parë transferimin në skuadër të Mohamed Salah sesa të Neymarit.

Ylli egjiptian po kalon një sezon mbresëlënës te Liverpooli pas transferimit në verë nga Roma për një shifër totale prej rreth 50 milionë eurosh.


Salah ka shënuar plot 43 gola në të gjitha garat për Reds, teksa po udhëheq skuadrën angleze drejt kualifikimit në finale të Ligës së Kampionëve.

Njeriu pas magjisë dhe të pathënat për të: Ylli i Liverpoolit, Salah, është mbret i karaokes, ushqimit dhe i dashur nga të gjithë
Lexo po ashtu Njeriu pas magjisë dhe të pathënat për të: Ylli i Liverpoolit, Salah, është mbret i karaokes, ushqimit dhe i dashur nga të gjithë

Paraqitjet e tij të mira dhe vazhdimësia e formës kanë bërë që shumë skuadra të mëdha të vihen pas tij, e veçanërisht Real Madridi.

Mohamed Salah (Getty Images)

Mbretërit duan të përforcojnë sulmin për sezonin e ri, me Eden Hazard, Salah dhe Neymar emrat më të përfolur për tu transferuar, pasi Karim Benzema dhe Gareth Bale po vuajnë të shënojnë gola.

Sipas mediumit spanjoll Don Balon, ylli i Realit, Ronaldo preferon që egjiptiani Salah të bashkohet me klubin para Neymarit.

Real Madridi dëshiron Salahun dhe Sanen
Lexo po ashtu Real Madridi dëshiron Salahun dhe Sanen

Ronaldo është duke kërkuar të jetë numër 9 në klub dhe e sheh Salahun më shumë si një aleat sesa një rival, në krahasim me brazilianin, i cili mund ta sfidojë atë si një lider i ekipit.

Për shkak të preferencave të Ronaldos, presidenti i Realit, Florentino Perez, është i gatshëm të ndryshojë kursin, duke u larguar nga Neymari dhe të shkojë pas Salahut, i cili mund të jetë i vendosur të largohet nga Liverpool nëse çmimi i tyre prej 200 milionë eurosh plotësohet. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ronaldo largohet papritur nga Arabia Saudite dhe kthehet në Evropë?

Ronaldo largohet papritur nga Arabia Saudite dhe kthehet në Evropë?

Ndërkombëtare
Parashikimi i 'çmendur' i Jose Mourinhos për fundin e Ligës Premier po del i saktë

Parashikimi i 'çmendur' i Jose Mourinhos për fundin e Ligës Premier po del i saktë

Premier League
“Nuk kam aspak dyshime”, drejtori i Leverkusenit thotë se Xabi Alonso patjetër do të jetë trajner i Real Madridit

“Nuk kam aspak dyshime”, drejtori i Leverkusenit thotë se Xabi Alonso patjetër do të jetë trajner i Real Madridit

Ndërkombëtare
Rikthehen fjalët e Jose Mourinhos që i tha për Xabi Alonson pas shpalljes së Leverkusenit kampion

Rikthehen fjalët e Jose Mourinhos që i tha për Xabi Alonson pas shpalljes së Leverkusenit kampion

Bundesliga
Ndoshta penalltia më e keqe e ekzekutuar në histori të futbollit - ylli i Osasunas, fytyra tragjike ndaj Valencias

Ndoshta penalltia më e keqe e ekzekutuar në histori të futbollit - ylli i Osasunas, fytyra tragjike ndaj Valencias

La Liga
Shfaqet një emër befasues për ta drejtuar Liverpoolin, u shkarkua në mars dhe tani mund ta marrë drejtimin e gjigantit anglez

Shfaqet një emër befasues për ta drejtuar Liverpoolin, u shkarkua në mars dhe tani mund ta marrë drejtimin e gjigantit anglez

Premier League
Kalo në kategori