LAJMI I FUNDIT:

Ronaldo nuk do të jetë prezent në ceremoninë e çmimit ‘The Best’ nga FIFA

Ronaldo nuk do të jetë prezent në ceremoninë e çmimit ‘The Best’ nga FIFA

Cristiano Ronaldo nuk do të jetë prezent në ndarjen e çmimi ‘The Best’ nga FIFA.

Tashmë trajner, lojtarë e ish-lojtarë, kanë arritur në Teatro alla Scala të Milanos, aty ku do të mbahet ceremonia.


Mbrëmja më e madhe në futboll ka mbledhur shumë fytyra të njohura, mirëpo 34-vjeçari nuk do të jetë i pranishëm.

Pesë herë fituesi i Topit të Artë nuk ka udhëtuar për në Milano shkaku i tendosjeve në kofshë.

Juventusi konfirmon se Ronaldo nuk luan ndaj Brescias
Lexo po ashtu Juventusi konfirmon se Ronaldo nuk luan ndaj Brescias

Portugezi dëshiron të rehabilitohet nga ky lëndim, andaj kjo është arsyeja se përse ai nuk është pjesë e ceremonisë së madhe.

Ronaldo po ashtu nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjen e Juventusit që e zhvillon në këtë mesjavë ndaj Brescias në kuadër të Serie A, shkaku i këtij lëndimi. /Telegrafi/