“Ronaldo i Kosovës” kërkohet nga klube të mëdha, ja golat e tij (Video)

Meriton Korenica i cili ndryshe në opinion njihet si Cristiano Ronaldo i Kosovës, ka tërhequr vëmendjen e të gjitha klubeve nga Superliga pas performancave të tij të shkëlqyera së pari në Ligën e Dytë, e tani edhe në Ligën e Parë me klubin e qytetit të tij, KF Rahovecin.
Heroi i shumë ndeshjeve me golat spektakular nga gjuajtja e lirë dhe nga loja e hapur, e pasimet e mprehta dhe precize, u shpall edhe sportisti i vitit 2014 në Rahovec kohë më parë.
Tani është afati kalimtar i janarit dhe kontaktet e ofertat po e vërshojnë babain që njëkohësisht është edhe agjent i tij.
Për mediat lokale babai i Meritonit, Haxhi Korenica, ka thënë se ai nuk po nxitohet dhe kërkon klubin më të mirë që do t'i përshtatej djalit të tij në aspektin sportiv, teksa nga ana tjetër thekson se vështirë që mund të ndodhë një transfer para përfundimit të këtij sezoni.
Ndryshe edhe vet lojtari ka shprehur dëshirën që të përfundojë sezonin te KF Rahoveci, klubi i tij i fëmijërisë, për t'i ndihmuar në qëndrim në Ligën e Parë, duke parë edhe vështirësitë financiare dhe organizative nëpër të cilat po kalon klubi dhe largimet e shumta të lojtarëve.
Mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë me lojtarin fantastik, performancat e të cilit mund t'i shikoni më poshtë në një video:



















































